Në fund të ëndërrave tua ndodhem unë,
Siç ndodhesh ti, përtej ëndërrave, diçka më tepër.
Ti je njëra anë e fatit tonë fatlum,
Une jam fati yt, prana ana e fatit, ana tjetër.
Diçka brenda nesh, gjallëruar na mbanë,
Aq sa dashuroj unë, dashuron dhe ti.
Tek unë rri puthja, zemra e ndjenjat tua,
Ndërsa e tërë jeta ime, strukur tek ti rri.
Thonë 'dashuria është gjuhë e heshtur',
E megjithatë ata që flasin si unë janë kaq të rrallë.
Kur jemi largë njëri-tjetrit, nata bëhet e vdekur,
Ndërsa kur jemi afër, edhe vdekja bëhet e gjallë.
Ndaj, të dua ashtu siç më don,
Nganjëherë duhemi në heshtje e nganjëherë me zë.
Shpërblimi për të vdekurin është që nuk do të vdes më,
Shpërblimi im për ty është që: përveç teje nuk dashuroj më!...