E kam pas fatin të
jem mbi kurrizin e një deve
E të kalëroj netëve pa hanë i vetëm
Dukë mbajtur mbi supe barrën, mbijetësën, rezistencën,
Harresën, shenjën e të madhes e të largtës, dritë
Ndaj, mos ma vendosni thikën në fyt
As mos më gjuani me gur, tek eci zvarrë i gjakosur
Me lejoni të mbushem frymë, e të shikoj belbat e syve tuaj
Dhe t`ua konstatoj pulsin, lëvizjen e syve, mimikat dhe
Përplasjet e mendimeve, ideve dhe përmasave tuaja,
Dalura të gjitha sëbashku me një ofshamë.
E ndjej edhe kur tash solemnisht bëheni gati
Dhe agimi përplaset mbi pjesën e ksaj toke
Dhe duart e mia të “çelikta” të lidhura qëndrojnë, dhe sytë
Nga lodhja marrin pamje briliante, njejt sikur gjithë
historia njerzore
Kur të vetmuarit marrin pamje të veçant gjatë persekutimit
Dhe të fortit prej qelqi të ndërtuar, shikojnë
Dhe un i shikoj po me të njejtin mall, me
Të njejtën buzëqeshje, me shumë dashamirësi
Tani që po ndahemi, sidomos… tani që më dua t`i harroj
Tani që mes turmës
nuk po dalloj kujtesën, shkëlqimin që dallova dikur
Tani më që nuk njihem me askënd për asgjë
Tani që kushedi se ku do të ngrihem, hija ime
Sepse zemrat ishin
ngri,
Nuk ka varr që do ta
mbajë, nuk ka zemër
S`ka njeri, s`ka njeri që e
don më shumë dritën
Sesa drita e syve të mi.
Vërtetë varr qenka, por dritë gjeta, prehje gjeta
Ndjenja paska.
No comments:
Post a Comment