Saturday, 19 April 2014


Koha është më e shtrejtë se vet jeta
A thua si ndjehet koha me mua, me ty
Edhe kësaj kohe po i vie koha
Nuk e kam të qartë rrjedhën e saj
Kurthin që kurdisim vetes.
Sikur ta kisha veten vëlla, shok,
E ta kisha këshilluar, vetëdijsuar
E t`i tregoj se kush ec me durim, ec i lumtur
Dhe se në jetë, në zemër,
Ata që na harrojnë janë më të nderuarit tonë,
Ata që na injorojnë janë frikacakë
Dhe ata që na qëndrojnë afër,
I duam, i lidhim duart me ta,
E bekojmë jetën.
Njeriu në jetë, ka një shkollë, çelsëi i çdo porte
Shkolla e fjalës së mirë, vlerës saj në heshtje,
Në mungësën tonë, ndonjëherë
Kur malli do të jetë shumë i rëndë
E zemra do të jetë shumë e vogël
Të përballoj peshën e saj
Zhbërjen tonë definitive.
Vallë sa i thellë mund të jetë një shpirt
Që në kohë e hapësirë frymon
Herë i lumtur herë i mërzitur
Herë ambicioz e herë në lot mbytur
Ah sikur ta kapja veten për beli
E ta shtrengoja fort mu në zemër
Me mjeshtëri të ecja mbi sprovat
E në thes t`i fusja të gjitha dhimbjet
Nga larg t`i gjuja në ndonjë përrua
Njëher e përgjithmonë veten t`a dua.
Një telegram vetes t`ia shkruaj
E në fund t`i them “më fal”
Të shoqërohemi pa urrejtje, pa plagë
Të ecim me këmbë, më gjurin e vrarë
Si dikur, kur shkoja në klasë të parë.
Mos ta kaloj asnjë ditë i vetëm,
Pa mllef, pa asgjë tragjike.
Do të vija koha, kohës do t`i vijë koha
Kur nuk do të shkruaj poezi,
Kur do të jetoj kët jetë plot gjurmë
Mbi dinjitetin, mirësin e shkelur
Dhe portën e mbyllur ta ruaj,
Si dy ushtarë shumë besnik.
Ah sikur të kisha një ‘antivet’
Që do të kishte efekt retroaktiv
E të udhëtoja gjithandej botës
Nga një buzqëshje të hidhja rrugës
“Thanë lindëm nga dashuria”
Dhe po vdesim nga urrejtja, pesimizmi
Nga e pamundura për të qenë të mundur
Ndryshimi,
Të paformuar në bindje, ide, vizione ndoshta
Por luftëtar të vertët të vetes tonë.
Fundi jonë
Rrugës të cilën jemi nisur!?

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...