E ja kam shkaktu një shumti shumë të madhe,
Sa për t’ja ba me dije se këtu ngriti përmendore
Një shpirt i shtymë në moshë!
Komedia kurrë nuk më përvetësoi
Tragjiken e kasha shok në historinë e pervuajtme,
Edhe nivelet e burrërisë me të i kam lëviz
Se qind për qind për të kam lind!
Fjala në fillim ishte superiore bile edhe e paprekshme
Po kur shpezët që ndjellin zi lëshuan zë,
E stinënt u ndërruan
Edhe unë ndrrova gëzofin!
Me buzë pa zë e kam përshpëritë
Fjalën time në përmendore duke e ndërtue,
Vetëm para saj përkulem, ndruhem dhe trazohem
Se zërin e mbaj për veti kur e shqiptoj fjalën “Shqipni”.
No comments:
Post a Comment