Friday, 23 September 2016
Se di pse shpirti shpreson që do të lind edhe njëherë
ndoshta pse lindjen nuk e mban mend,
Apo pse ai ka lind shume më përpara se unë
apo pse unë u rrita shumë më herët ai.
Shpirti im i takon fëmijërisë time
kurse un i takoj tokës se aty e kam gjenezën,
Nga fëmijëria si zogj fluturuam drejt pjekurise
dhe në fund pam që aty ishte një stinë e ftohtë.
Të gjithë ju shok të fëmijëris që ju kam kaq larg
të ishim bashk nuk kishim mundësi,
E as të kthehemi prap nuk mundemi
kujtimet na i mbuloj pluhuri i harresës.
Më ka marr malli për bukën time në rrugë
dhe shpirtin e qetësoj me ëndërrat e fëmijërisë,
Shokë, s'ju kam më shok si atëherë
sot edhe vetes i'a bëjm me hile.
Akoma shpirti beson se do të lind përsëri
se nuk do të helmohet me dredhit e njerëzve,
Prandaj mbeti në fëmijërinë time
dhe po më pret mua të lind përsëri që të ribashkohemi.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...
-
Një fjale ja kam ngrit një përmendore E ja kam shkaktu një shumti shumë të madhe, Sa për t’ja ba me dije se këtu ngriti përmen...
-
Shokut tim Harkun e mëngjesit pikturova shpejt Dhe drejt x...
No comments:
Post a Comment