Saturday, 24 September 2016
Shpesh falemnderimet më të mira i takojn vetes
Shpesh mallkimet më të rënda i takojn vetes
Ne jemi përcaktues të fatit tonë
Komandant i intelektit që zotërojm,
Udhrrëfyes i qëllimeve drejt cilave shkojmë
Udhëtarë në imagjinatat që përshkojmë...
Ne jemi fajtor për dhimbjet që si ndalojmë
Jemi fajtor për çastet e gëzimit që shpejt shkojnë,
Kemi përgjegjësi për guximin që me frikë e mbulojmë
Dhe për të sotmen që si e djeshme e jetojmë.
Edhe për prodhimin e egoistave mes nesh jemi fajtor
Për prodhimin e injorantë në çdo metë katrorë,
Të mençruve memecët gojat ja kan morë
Me gjuhët e huaja deri kur dojm me fol?!
Vetes i jam mirënjohës për çdo sakrificë
Që disa vesve të mia i mshonte me të madhen sakicë,
E turp më qoftë për mëshirën për ndonjë tepricë
Se kështu përsosmëria bashk me pagabueshmërin më vdiq.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...
-
Fatin tim se zotëroj unë Por të paktën mundohëm ta menaxhoj, Të paprituar i mirëpres Dhë anijen në drejtimin që dua unë e drejtoj. ...
-
E kam pas fatin të jem mbi kurrizin e një deve E të kalëroj netëve pa hanë i vetëm Dukë mbajtur mbi supe barrën, mbijetësën, rezi...
No comments:
Post a Comment