Thursday, 18 August 2016

Dëshmorët





A e keni parë kodrat si heshtin
me heshtjen e dëshmorëve si bashkohen,
si dikur me pushkët e tyre që ushtonin
e sot me heshtjen e tyre trimërohen.
Aty rrijnë dhe vështrojnë
ç'po ndodh me dhe me ne dhe dëshmorët!?
Si i harruam kaq shpejt çuditen dhe kodrat
dhe i lavdëruam tradhëtorët.
Nuk mjafton vetëm një lule mbi varr
edhe hëna i zbukuron varret e tyre kaq mirë,
Ata e nderuan vendlindjen tonë me vdekjen e tyre
që të jetojmë e frymojmë të lirë.
Ndoshta ata e ruajn këtë tokë të larë me gjak
dhe se gjaku i tyre nuk shitet kaq lirë,
thuhet se nuk do të vdisnin dëshmorët
po të mos ishte vdekja e mirë!
A e keni parë kodrat si heshtin
Dhe bora sa bukur i zbukuron vorret,
nëse ka mbetur dikush i mirë në këto troje
dijeni se ata janë Dëshmorët!

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...