Thursday, 18 August 2016



Për nënën vitet ecin ngadalë
Nana djalin ende është tu e prit,
Prit e mira Nënë te dera e shtepisë
Që djali asaj ti kthehet një dit!
E Nëna djalin në ëndërr e ka pa,
Se në shtëpi djali u kthy,
Loti syrin nënës ja mbërtheu
Kur djali në ëndërr erdh në shtëpi!
Zemra nënës digjet shkrum
Nënës malli i shtohet çdo dit,
E din nëna se djali nuk kthehet më
Dhe prap e shkreta e pret çdo dit!
Ja morën nënës lulen e zemrës
Që e rriti me shumë mundim,
Ja morën nënës djalin e ri
Më të ngrohtin përqafim!
Lum Nëna që e rriti trimin
nëna djalim më të mirë i'a fali lirisë,
Edhe një djal 13 veçar u bashkua
Me dëshmorët e Shqipërisë!
Thonë dëshmorët janë të gjallë
Vepra e tyre shumë lart ngritet,
Bashk me krenarinë nënës
Edhe dhimbjet shumë i rriten!
(Poezi për dëshmorin AbdulMexhid Shahini)

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...