Reagim
Ne, unë, si bashkfshatar i komandatit të nderuar Abedin
Zimberi,nga fshati Sllupçan, të
indinjuar thellë nga sulmet e portaleve dhe mediave online,si dhe individ të
caktuar, kundrejt figurës së nderuar të Abedin Zimberit, nëpermjet kësaj
shkrese, reagojm ashpër ndaj këtyre gojave të liga të cilët, nga pleshti po
tentojn të nxjerrin vjam.
E para, dëshirojmë t’ia bëjm me dije, të gjithë atyre që
hedhën vrerë e helm kundrejt Komandantit tonë të nderuar, se Abedin Zimberi,
gjithmonë ka qenë në anën e të drejtës, të vertëtës, vlerave kombëtare dhe
idealeve të shkruara me gjakun e derdhur për liri dhe drejtësi.
E dyta, gjëja më e shtrenjtë e njeriut është jeta. Jeta e
njeriut është e barabart me gjithçka dhe nuk ndrrohet me asgjë dhe për asgjë.
Ai njeri që njëherë ka vendosur t’a këmbej jetën e tij me lirinë e popullit, do
ta bëj sërisht e sërisht, saher që nevoja e kërkon. I tillë është edhe
komandanti ynë i nderuar, i cili përvec dhjetëra familjarëve që i dha për
kombin shqiptar, edhe veten e ofroi në vijën e fronit, kur shumë të tjerë sëbashku
bënin sefa vendeve evropiane e më largë.
E treta, më shumë se shumë prej jush, Abedin Zimberi ka të
drejtë të flas dhe të reagojë për ngjarjet e 9 majit të vitit 2015, si dhe për
manipulimet e mundëshme që vijnë si pasoje e aktiviteteve partiake të partive të
caktuara, me këtë datë të dhimbshme për popullin shqiptarë, e në veçanti për
familjet e atyre që aty humbën djemt, vllezërit e prindërit e tyre.
E katërta, u’a bëjm me dije edhe disa bashkfshatarëve tonë,
të ken kujdes nga lojërat politike dhe
interesin e fshatit tonë ta nxjerrin përpapra atij partiak, se tek e fundit
partitë janë grup interesi që sillen rreth qëllimeve të veta, dhe nuk na duan më
shumë sesa ne e duam njëri tjetrin.
E pesta, të gjithë ne jemi sëbashku me Abedin Zimberin, në
çdo situatë, në çdo debat, zëri i tij është edhe zëri ynë, është zëri i
shpirtave të etur që këtë popull duan ta
shohin të lumtur dhe të dinjitetshëm. Ne e dijm, se ju nuk do të kurseni askënd
dhe asgjë, për agjentat tuaja politike, madje nuk do të zgjedhni edhe metodat,
edhe shpifjet, edhe përçmimet e çka jo tjetër, mirëpo mbani duart larg nga ata
që me gjak shkruan historinë.
Konstatojmë: protesta është manipuluar. E para, televizioni
Shenja, një nat përpara protestët i bëri fushatë kësja protesta, me shfaqjen e
dokumentarit të ashtuquajtur “E vërteta për Kumanovën”. Ne pyesim pse pikërisht një pat përpara
protestët? Rastësi apo? Pastaj, këshilli opozitar, meqë nuk e ka pa të
arsyeshme qoftë edhe një minut heshtje, pë rata që dhan jetën në Kumanovë, si e
sheh të arsyeshme të përdor fatkeqësin e kësaj dite për poena politke?! Apo kjo ishte strategji që mos të sulmoheni
pastaj, e pra meqë nuk keni frigë të thuani se ky pushtet është kriminel, mos
keni frigë të thoni se edhe ata djem ishin heronjë, të tradhtuar ama.
Nuk kemi asgjë me askënd për pikpamje politike, mirëpo për çështje
që për ne janë me pesh, dhe të shenjta, ju lutemi matuni dy herë pastaj flisni.
Është në ndërgjegjën tuaj, që së paku një kërkimfalje publike
t’ia drejtoni Komandantit të nderuar Abedin Zimberi.ë
No comments:
Post a Comment