Jeta është e
larmishme shumë
Këtë un e dija, se
vet nga jeta vija,
Nuk e do askush anën
e keqe të jetës
Pra ditët e saj të
zeza e të kqija!
Po ja që jeta ka dy
anët e saj
Pra anën e lumturisë
dhe anën e mërzisë,
Njeriu patjetër do të
paguajë
Çmimin e të dyjave
dhe të dashurisë!
Nganjëherë lëndohemi
që të jemi më të fortë
E nganjëherë se na iku lumturia na duket
Mirëpo mbi neve Zoti është
ai që vendos
Që dhimbja të mbetet
apo të zhduket!
Njeriu në fronte nuk
duhet të jet vet
Krah tij duhet të jet
vet njeriu më i dashur,
Ai me të cilin gjatë
jetës së tij
Përveç lumturisë edhe
në dhimbje kan hasur!
Së kështu piqemi çdo
ditë e nga pak
Se jeta nuk është një
qërshi mbi tortë,
Çdo dhimbje, frigë
dhe vështirësi
E bën njeriun vetëm
se më të fortë!
Po ajo që është në
jet më e rëndësishmë
Dhe që kurrë nuk
zbehet e nuk shkrihet,
Është se çdo dashuri
e goditur nga dhimbjet
Vetëm se më e fortë, çdoherë ajo ngrihet!
Kur ne u njohëm ishim
vetëm student
Dhe kjo shpjegon
faktin se sa të rinjë që ishim,
Po kjo shpjegon edhe
faktin tjetër
Se me njeri tjetrin
ne, sa guxim që kishim!
Dhe sa guxim që kemi
sot e njëqind vjet
Dhe si vazhdojm tutje
si dy trima të vërtetë,
Që goditen nga jeta
me vështirësi
Por që ngjitën
përsëri para dhe përpjet!
Se jeta kështu është
për të gjithë jo vetëm për ne
Nuk njehe bota zemër
që nuk është lënduar,
Por jeta tashme e di
se çdo goditje e saja
Neve do ta na gjej,
vetëmse më të bashkuar.
No comments:
Post a Comment