Të qenurit human është
detyrë dhe nevoj e njeriut
Të qenurit human është detyrë edhe nevojë e njeriut. Fjala
humanizëm rrjedh nga gjuha latine “humanitas”, që në përkthim d.d.th njerëzia. Si terminolgji dhe kuptim më i gjërë,
humanizmi përfshin një botëkuptim që drejtohet nga vlerat dhe dinjiteti i
njeriut, arsyeja, përvoja, paqja dhe toleranca. Pra, të qenurit human nënkupton
që njeriu, të posedon disa veti dhe karakteristika të larta në jetën e tij. Mirëpo
a është humanizmi veti e lindur e njeriut, apo diçka që mësohet gjatë jetës? Le
të ndalemi këtu një moment.
Sipas mendimit tim personal, kjo është veti që mësohet, gjatë
prcesit të formimit të njeriut, disa kultivojnë veti dhe cilësi tjera, pra larg
humanizmit dhe dinjitetit njerëzorë. Pse njerëzit human gjithandej botës janë të
pakët në numër? Pse në disa pjes të botës njerëzit po vvuajnë për ushqim? Pse
luftrat bëhen dhe vriten njerëzit? Sepse, shumica e njërëzve, për udhrrëfyes
nuk e kanë humanizmin, por egon e tyre.
Humanizmi është detyrë e secilit njeri, është obligim jetësorë
i secilit prejsh nesh. Sepse, në këtë
pikvështrim, humanizmi përfshin edhe dashurinë edhe buzqeshjen edhe këshillën,
ndryshe përfshihemi nga egoja, xhelozia, urrejtja dhe intolerance mes njëri
tjetrit. Njëheri, humanizmi është edhe nevojë, sepse secili prej nesh kemi
nevoj për buzqeshjen e dikujt, kemi nevoj për këshilla, sugjerime dhe ndihmë të
pakushtëzuar. Secili nga ne, kemi nevoj dikush të na e zgjatë dorën dhe të na
ndihmoj të ngrihemi sërish, kur jemi rrëzuar.
Poashtu, humanizmi
ndikon shumë në formimin e personalitetit. Ne zemrën e një njeriu që
kultivon humanizëm, nuk ka vend urrejtja, xhelozia dhe smira. Ai nuk din të bëj
dallime racore, shoqërore, fetare e gjinore. Ai, do të jet i sjellshëm, i
dashur dhe i buzqeshur. Ai do t’i kontriboj të mirës së përgjithsme, dhe do të
jet i vyeshëm për shoqërinë në përgjithësi dhe për familjen në veçanti.
Ajo që bota sot ka nevojë është pikërisht humanizmi. Mjeku
mund të jet humanist në punën e tij, profesori, inxhinjeri, polici, gjykatësi
dhe gjithë të tjerët, duke e kryer punën në favor të së drejtës dhe të mirës.
Secili nga ne mund të jet humanist madje edhe më gjëra të vogla pot ë shtrejta,
duke dhuruar më të paktnë, buzqeshje.
Profeti Muhamed, i drejtohet besimtarëve duke u thënë: “Nuk
është musliman i mirë, ai që nuk e don për vëllanë e tij, atë që e don për
vete”. Edhe humanistja jonë e madhe Nënë
Tereza thotë “: Ne s’mund të bëjm dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla por
me dashuri të madhe”.
Po e përmbyll me një thenie e cila thotë “Ne jetojm nga ajo
që marrim dhe bëjm një jeta nga ajo që japim”. Pra njeriu edhe merr edhe jep
njëkohësisht. Pra, te qenurit human është edhe detyrë edhe nevojë.
No comments:
Post a Comment