Ajo që njeriu bën për atdheun
Është përtej sakrificës e pertej vetes,
Dashuria e madhe për atdheun
I’a humb kuptimin jetës gjithashtu edhe vdekjes.
Pak dijnë të vdesin si burrat
Se pak burra bota bre ka,
Në qiell prehet shpirti yt i madh
E në tokë rritet dhimbje jonë për ty o vlla!
Frikacakët janë vrasësit më të mëdhënjë
Ata bëjn kurthe, e burrat bëjnë vepra,
I’u thafshin duart frikacakëve
Nuk të harrojm kurrë o vlla Mirsad Ndrecaj.
Kosova nuk është më e bukurë siç ishte më parë
Se ti ike në përjetësi atë vetëm e le,
Edhe pse thuhet se kush vdes për atdhe
Nuk ka vdek por ka le.
Të gjithë do të vijm një dit atje tek ti
Se e shkurt shumë dhe boshe është jeta,
Se kjo jetë nuk matet me muaj e me vite
Po matet me vepra dhe vetëm me vepra.
Vërtetë ti s’ke vdekur dhe jeton mesh nesh
Dhe vdekja per ty vërtetë e vogël duket,
Ti po jeton edhe pse të vranë
Se shpirti i dëshmorit në perjetësi struket.
Sot ti jeton në Malinë, Brezë, Mateç e Sllupçan
E kudo që shqip shqiptari frymonë,
Kudo që ti le gjurmë dhe kujtime
Kudo që e kërkon nevoja, ti aty je se ti aty jeton!
No comments:
Post a Comment