Thursday, 18 August 2016

Çdo nat qe kalonte behej më e ftoftë
Dhe merrte rugën lumturia mbrapa
Arratinë merrte edhe dashuria
Së bashku me vizionet dhe shpresat tona të larta!

E mbetej mërzia, brenga flinte  ne trupat tona
Ndërsa ne vet nga ëndërrat nuk gjenim ikje,
Tri net të ftohta e të zeza si kobri
E shoqëronin shpirtin me lot edhe dhimbje!

Se gjëja më e ndjeshme që posedon njeriu
Është pikërisht shpirti që po u thye kështu keq,
Atëherë lumturia, gëzimi e shpresa
Dreqi e marrte,bijnë e thehen vet si qelq!

Ndoshta edhe kemi harruarr trime
Se dashurisë tonë sa shumë i kemi hak,
 Për këto tri vite që na shoqëroi
Pa asnjë të keqe e dhimbje ortak!


Po njeriu mban mbi supe atë që se mbajn malet
Vallë a edin bota po pyes pash Zotin,
A e dijne ata se cila peshon më shumë
Po u vendosën në peshore malet me lotin?

Sigurisht që loti peshon shumë më shumë
Se loti është uji më i shtrenjtë që kjo botë e ka,
Sa mirë që ne dy trime
Nuk harrojm te mbështetemi të i madhi All-llah.

Atë e falemnderojmë dhe i jemi mirënjohës
Për çdo begati dhe për çdo të mirë,
Pa Atë jemi të humbur padyshim

I qofshim falë që as kësaj herë nuk na la në errësirë!

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...