Njoftim
Kryetari të Komunës për formimn e këshillit rinor
I nderuari Kryetar i Komuës së Likovës, të
nderuar pjestar të këshillit komunal, ju sekretar dhe të gjithë ju punonjës të
nderuar, na lejoni që fillimisht t`u shprehim falemnderitmet tona më të përzemërta,
që pranuat dhe ofruat mbështetje morale dhe institucionale, për neve si grup
rinor inicues në nivel lokal.
Ne të rinjtë e Komunës së Likovës, student,
sportist e nxënës, pas një trajnimi, analize dhe hulumtimi erdhëm në përfundim, se tani më shumë
se kurrë, Komuna jonë ka nevoj për formimin e një këshilli rinor, i cili do t`i
qante dhe do ti përcillte hallet dhe dertet e rinisë së Komunës tonë.
Me iniciativën e “CID”, pra, Qendrës për
Dialog Ndërkulturor dhe “MOF”, pra,
Forumit Edukativo RInor, dhe me vetdëshirën tonë, ndjekëm seminarin pesë javor
në Mavrov, me tëmë: “Zhvillimi i politikave Rinore dhe Kyçja e të Rinjëve në
Procesin e Vendimmarrjes ne Nivel Lokal”.
Si rezultat i këtyre trajnimeve shumë
dobiprurësë në njerën anë dhe si rezultat i nevojës së patjetërsueshme për
krijimin e këshillit rinor në anën tjetër, e gjetëm vetën mjaft të përgaditur,
që si asnjëherë më parë të marrim hapin final, dhe komunën tonë ta karakerizojmë
me një këshill rinor, i cili mes tjerash do të jetë vendi më i qartë ku do të
pasqyrohet gjendja dhe halli i të rinjëve.
Qëllimi i formimit të këtij këshilli rinor,
parasegjithash, është të ofrojë mbështetje dhe transparenc të rinjëve të cilët
ballafqohen me shumë sfida, pastaj, bashkëpunimi dhe aktivizimi i të gjitha
grupeve rinore në Komunën tonë, qofshin grupe partiake, sportive, kulturore apo
edhe humanitare. Nëpërmjet kësaj rruge, parashohim aktivizimin masiv të rinisë,
zhvillimin e disa plan projekteve duke potencuar: debate të hapura, iniciativa
ekologjike, hapjen e një biblioteke, organizimin e të rinjëve, avancimin e
sportit në komunën tonë dhe bashkëpunimin apo degëzimin e shumë organizatave të
dobishme në Komunën tonë. Ne mesin e agjendës dhe platformës tonë, kemi paraparë
takime të rregullta me përfaqeësuesit Komunal, ose me vet Kryetarin e Komunës,
të paktën njëher në muaj.
Këshilli jonë ka strukturën e vet përbërëse,
pra, kryesinë, kryetarin, sekretarin, arkatarin dhe anëtarët e rregullt, ku nga
çdo fshat i Komunës tonë ka nga një përfaqësues, nga çdo klub sportiv, shoqat
kulturore dhe forum partiak nga një përfaqësues gjithashtu. Poashtu, këshilli jonë, posedon dokumentet e
veta zyrtare, planin strategjik, platformën, logon si dhe faqën e vet zyrtare.
Npërmjet kësaj shkrese, tentojm dhe
shpresojm që edhe më shumë ta rrisim mbështetjen dhe përkrahjen tuaj e cila nuk
na ka munguar asnjëhëre, poashtu duam që të jeni të informuar detajisht për çdo
veprim dhe iniciativ tonën, e cila mbi të gjitha ka karakter shoqërorë dhe
synon të mirën e rinisë.
Me sinqeritetin më të madh, me shumë
dashamirësi e përfundojm këtë shkresë, duke ju uruar progrese madhështore,
dhe shumë shëndet, i cili
domosdoshmërisht është parakusht për çdo sukses!
Kryesia:
Ilir Osmani; Blerim Rushiti; Faton Ismaili;
Behar Demiri dhe Shefije Mustafi!
Autor: ILIR OSMANI
No comments:
Post a Comment