Tuesday, 25 October 2016
Të biesh në dashuri është shumë e thjesht
Po kohen ku biem në dashuri askush së di,
Kohën e saj do fillosh ta ndjesh ateherë
Kur një zemër dhe një tjetër bëhën dy!
Në fakt aty zë fill gjithë qenia jonë
Se ndodh papritur nje inkaracion,
Pra dy zemra bëhen një
Dhe dashuria më sështë thjesht nocion!
Po kjo është vetëm pjesa hyrësë
E një kapitulli që do të nisësh,
Në pjesët tjera do të jesh i gatshëm
Të vrasësh për të, por edhe të vdisësh!
Ti vrasësh veset e tua një nga një
Se këmba në borë leht mund të rrëshqas,
Edhe pse Gandi tha ka gjëra për të cilat
Jam gati të vdes por jo edhe të vras .
Se jemi krijesa që kemi frikë vetminë këtë e dijmë
Prandaj këtu qëndron e gjithë filozofia,
Njeriut në luftë me vetminë do i duhet
Vetëm dhe vetëm Dashuria!
Në munges të saj jemi tëpër të pafuqishëm
Ndaj detit me not thonë se nuk i dilet,
Po ditëm të dashurojm vërtetë dhe pa hile
Triumfues dhe dinjitëtshëm kapitulli jonë mbyllet!
Kështu e munda vetminë un
Dhe ndihmova dikë vetmin që ta mund,
Kur ne u bëmë bashkë vetmia iku nga kjo botë
Edhe funeral i saj madje, sa fort që u shkund!
Saturday, 8 October 2016
Per dashurine eshte folur shume
e qe do te folet ende jam shume i sigurt,
Edhe do te shkruhet edhe do te kendohet
dhe do te rimohet ne vargun e ngurte!
Dikush ate e mendon thjesht ndjenje
bile ndjenje e rrezikshme edhe patologjike,
Kurse un per veti ndaj saj kam nje qasje
teper miqesore dhe shume logjike!
Ajo nga logjika duhet te udhhiqet gjithnje
s'ka rrezik prej saj se seshte mbynatyrore,
Perderisa protagonist jemi ne njerezia
s'ka dyshim se eshte e dobishme dhe teper njerezore!
Te rrezikshme e bejm ne njerezit
qe vet turremi drejt saj ne menyre te rrezikshme,
E pastaj humbim ndjenjen dhe bejm gjera anti dashuri
kryesisht gjera te uleta edhe aspak te hijshme!
Ndaj saj duhet te kemi thjesht shume kujdes
se shpejt kthehet ne diqka e pandreqshme
Duhet ta njohim cilesin kryesore te saj
se ajo eshte e forte edhe e perjetshme!
Prandaj vetem te fortit dashurojne vertete
se i doket pak te dashurojne vetem nje jet,
E duan edhe tjetren te perjetshmen qe e kane qellim
Prandaj ket te perkohshmen e kane vetem mjet!
Ai qe krijoi dashurine keshtu e krijoi
dhe i qofshim fale vetem Atij perjet,
Kam ndegjuar se dike dhimbja e ben te shkruaj
kurse mua dashuria me ka bere poet!
(edhe pse mohoj kategorishkisht te quhem poet)
Subscribe to:
Posts (Atom)
Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...
-
Fatin tim se zotëroj unë Por të paktën mundohëm ta menaxhoj, Të paprituar i mirëpres Dhë anijen në drejtimin që dua unë e drejtoj. ...
-
E kam pas fatin të jem mbi kurrizin e një deve E të kalëroj netëve pa hanë i vetëm Dukë mbajtur mbi supe barrën, mbijetësën, rezi...