Monday, 19 June 2017
Mos më gjyko
Mos më gjyko sepse ti nuk je gjykatës e as un nuk jam i pandehur
Mos më gjyko sepse nuk kam bërë asgjë, përvec se po e jetoj jetën time njësoj sic po e jeton ti jetën tende.
Mos më gjyko sepse ti nuk e njeh jetën time, nuk e njeh të kaluarën time dhe nuk e din të ardhmen time!
Mos më gjyko në distancë, mos më gjyko në mosprani, mos më gjyko padrejtësisht!
Mos më gjyko për akte që nuk i kam kryer, mos më gjyko për akte që i kam kryer sepse ti nuk i din arsyet, nuk i din motivet, nuk i din qëllimet.
Mos më gjyko sepse askush nuk ka të drejtë të gjykojë askënd. Secili është pronar i jetës së vet, është rob i veprës së vet..
Mos më gjyko o mik se kështu ti po më paragjykon, sa i përket gjykimit edhe ashtu Zoti do të më gjykojë o mik!
Subscribe to:
Posts (Atom)
Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...
-
Fatin tim se zotëroj unë Por të paktën mundohëm ta menaxhoj, Të paprituar i mirëpres Dhë anijen në drejtimin që dua unë e drejtoj. ...
-
E kam pas fatin të jem mbi kurrizin e një deve E të kalëroj netëve pa hanë i vetëm Dukë mbajtur mbi supe barrën, mbijetësën, rezi...