N’çafë na
shkelën çizmen naj ndun
Në shumë mënyra
neve na vranë,
Nga vendet tona na përzunë
Veç dhimbje
e mjerim pam.
Qysh fëmijë
ne jemi pjekur
Shtatin e rritëm
për në dhë të huaj,
Nëpër botë për
t’u tretur
Puno, jeto shqiptarë dhe vuaj.
Një pas një
sfida parreshtur
Gjak e djersë duke kulluar
Me të pamundurën jemi ndeshur
Gjithë jetën duke luftuar.