Wednesday, 15 May 2019

Eja ikim

Ti je një vajzë e tillë
që dielli mbulohet prej hijes sate
Eja ikim nga njerëzit
e kasollat i bëjm pallate.

Ikim nga koha që ecë si lumi
ikim e askush mos tna vër re,
Të pyesin ku humbëm
e askush mos ta din ku je.

Hajde ikim shpejtë
e ia lshojm udhën dashurisë
Të na avulloj si ujin
botërave të na shëtisë.

Vullnetit të lirë ti nënshtrohemi
gjithë thashethemet të vdesin
kur zjarrin e dashuris tonë ta shohin
gojëhapur të mbesin.


Askush të mos ta njeh ty flokun
askush mos tma njeh mua poezin,
Të fluturojm lartë
si dy pëllumba kur fitojnë lirinë,

Eja ikim nga bota
gjithë çirirat e botës i fikim
ne jemi bota e njëri tjetri
fakt, veç trimat  ikin.

"Por, ikja e trimave është ardhja
është akt protestues, është heroizmi..
Frikacakët i nënshtrohen fatit
prandja kurrë nuk lëvizin".






Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...