Pse njerzit shkruajnë poezi?
Disa shkruajn se skan ç’farë të bëjn tjetër, disa shkruajn se duan të duken më
të zgjuar sesa realisht janë ,
disa shkruajn sepse mendojnë që të shkruash është gjëja më e leht që mund
të bësh. E disa shkruajn sepse i besojnë vërtetë fuqisë së shkronjave të
radhitura në fjalë. Për fat të keq, ditëve të sodit, tek ky grupi i fundit kemi
numër të vogël njerëzish, sepse shumica janë dhënë pas arsyeve që ceka më lart.
Për mua është qesharake kur lexoj “poetët” e rrjeteve
sociale, sesi plasojnë poezit e tyre për gjithçka dhe për gjithkë! Një njeri
vdes dhe gjëja e parë që bëjn poetët i’a dedikojnë një poezi, kështu në vend që ta paksojnë
dhimbjen e miqëve dhe familjarëve ata u’a shtojnë dhimbjen dhe u’a rrisin mallëngjimin.
Një dridhje e tokës, apo një fatëkeqsi tjetër natyore dhe poetët menjëhrë e
bëjn “punën” e tyre. Një lajm i dhimbshëm për ndonjë fëmijë të vrar në ndonj
luftë dhe poetët e rrjeteve sociale i ke të parët, që shërojnë plagët e botës
me rimime thjesht përshkuese dhe pa kurrfar mesazhi, porosie apo ideje brenda!
Madje kjo racë poetësh ka shkuar aq larg saqë edhe botimin e
librave e konsiderojn si privilegj! Nuk ngurrojn t’i kryejnë të gjitha
ceremonitë e një promovimi, duke ftuar familjar, miq e dashamir të poezive, pra
gjithçka perfekte sa i përket pamjes së jashtme, por kur të hapesh librin, nuk
ke kurgja të dobishme brenda, mund të lexosh imagjinatia të ngatrruara,
iluzione të larmishme dhe ëndërra të çmendura! Pra, asgjë të rëndsishme sa i
përket asaj që është subjektive, dhe çdo gjë perfekte sa përket asaj objektive apo sipërfaqësore. Këta poetët kanë dëshirë të lexohen, që të
rriten në syrin e të tjerëve, por dyshoj
se lexojn sepse ndryshe do të ndjeheshin të
vegjël në syrin e vet.
Një poet duhet të ketë aftësinë t’i rrëfente masës ata rrugë
që për ata janë të panjohura, t’ua mësonte asaj sekretet dhe pasuritë e botës, që normalisht minatort e gjurmojnë
në humnera, astrologët tek yjet dhe që masa do duhej ta kërkonte tek poetët!
Poetët e rrjetëve sociale nuk i’a arrijnë madje një dritare ta hapin tëk
mendjet e atyre që lexojnë prodhimtarin e tyre!
Këta poetë e nencmojnë edhe masën e gjërë duke u servuar
atyre poezi pa shije, pa hije dhe pa fije! Për fat të keq poetët e mirëfilltë
janë specië në zhdukje sepse, procesi i shtimit tek bari i keç çdoher është më i shpejt, duke krijuar kështu një
hije të madhe për një frut të dobishëm, të cilin e provon nga drita e diellit
dhe ajri i pastërt. Këta mendojnë se popullariteti nënkupton
gjithcka, dhe është kriter i vetëm dhe i padiskutueshm për arritjen e
majave! Jo, një poet kurrë nuk duhej ta komercializonte shpirtin e vet, aq më
pak ta hudhtë rrugëve të rrjetëve sociale!
Duke parë këtë mjerim të madh poetik, u bëj thirrje poetëve
të rrjeteve sociale të mos e tradhëtojnë kurrë inspirimin(nëse kanë diçka të
tillë) si dhe të ndalen duke e nënçmuar audiencën "sociale"
No comments:
Post a Comment