I thonë të
riut mos vidh; por ia kan vjedhur prespektivën, ardhmërinë, ia kan mbyllur të
gjitha rrugët, ia kan vjedhur punën, veturën, shtëpinë, familjën. Ia kan humbur
shpresat, e kanë varfëruar, e kanë lënë të mjerë; fillimisht rrethi i ngusht
pra familjarët, pastaj rrethi e shoqëria, sektori privat që e punson pa
sigurim, me pagë qesharake e që e përbuz dhë në fund e largon nga puna e mbi të
gjitha shteti e qeveria, që nuk i qajnë
kurfar derti por vetëm e zhvatin dhe e vjedhin nga të gjitha anët. Pse i thoni
të riut mos vidh?
I thonë të
riut mos bëj kurvëri; por kurvërinë ia servojnë çdo dit, mediat me seriale
katastrofike e me përmbajtje imorale nga disa sosh brenda ditës, portalet që tërë
ditën i servojnë lajme sesa i ka të mëdha të pasmët filanja, yjet e estradës që
më shumë promovojnë pornografi sesa art e muzikë. Pse i thoni të riut mos bëj
kurvëri derisa nuk i luftoni këto fenomene që i edukojn të rinjtë tonë?
I thonë të
riut shkollohu; por harrojnë që në shkollat tona sot më shumë të rinjtë e mësojnë
marihuanën, duhanin e veset e kqija sesa edukimin dhe formimin si individi. Harrojnë
që sot nëpër shkolla sot më shumë formohën narkodilera sesa intelektual, më
shumë vajzat e humbin virgjërinë sesa fitojnë ndonjë aftësi për jetë, ku shumë
evidente janë ngacmime seksuale nga profesorët ndaj të miturave e ndaj
studentave të cilat kemi ndëgjuar së për kalimin e provimeve u kërkohen favore
seksuale. Pse të shkollohen të rinjtë tanë kur sistemi arsimorë sot është qind
për qind i politizuar duke filluar që nga shërbëtori e deri te drejtori, prej
te referenti e deri të rektori, e kur një i afërt i dikujt e kryen
univerzitetin sikur të shkon në një shëtitje, kurse një djal i sinqertë dhe pa
lidhje të kësaj natyre heq të zinjtë e ullirit?
I thonë të
riut të kapet për fenë; por si të kapet kur brenda xhamisë i takon njerëzit më
të prisht moralisht, i gjenë ata njerëz që veprimet e tyre djallëzore i
kamufojnë me imazhin e xhamisë, e do të mësoje që xhamia është insitucion në
kuadër të një bashkësie islame që, në krye të saj ka një udhheqës milijoner, që
keqpërdorë paratë e besimtarëve, keqpërdor me haxhin, me zeqatin, me kurbanat e
me gjithcka që lidhet me bashkësinë islame. Që vozitet me veturë të zezë, e që
një vetur tjetër i prinë përpara e një tjetër e përcjell mbrapa. Do të mësoj që,
fëmijët e hoxhallarëve që janë myftyni i ndonje qyteti, apo sekretar apo arkatarë,
kanë nga dy-tre vetura, e kushte ekzotike që edhe për standardin e Zvicrrës do
të ishte sfidues. E nga ana tjetër do të lodhet duke ndëgju histori të
trishtueshme të popullit që dikund vdesin për bukë, apo vdesin nga ndonjë
semundje e pashërueshme e askush nuk ia hap derën, përjashto njerëzit human pa
të cilët Zoti mos na lashtë.
Për fund
Zoti i ruajtë të rinjtë tanë nga dy kategori njerëzish; analistët dhe “bamirësit”.
Sot nuk kemi analistë të fushës së caktuar, por analistë të të gjitha fushave,
pra analistë për gjithçka dhe për gjithkund. Njerëz pa bosht e pa drejtim, por
të zhurmshëm e të bajatshëm deri në kup të qiellit, që qëllim nuk ekan
korrektorin e shoqërisë nga devijimi, por promovimin dhe imponimin e vetvetes mbi
shoqërinë.Sot ne emër të analistit fillimisht, mercenarë të caktuar po
kamuflohen nëpër media, nepër parti e nepër institucione, e po qojnë përpara ide
dhe agjenda të rrezikshme. Nësë duhet zhdukur një specie e caktuar janë pikërisht
ky llojë. Tek ky grup nuk duhet të ketë kompromisë.
Grupi tjetër, ai i bamirësave,
që për një thesë miell ia shkel
dinjitetin të varfurit, duke e nxjerr nëpër facebook, e duke e incizuar,
meriton dënim ligjorë. Ku ka hipokrizi më të madhe se të shfrytëzosh statusin
social të vështirë të një familje, që për një thesë miell, apo një pako
ushqimore, ta fotografosh babain, nënën e fëmijët e ti poshtërosh nëpër rrjete
sociale. A mendojn këta njerëz për ata fëmijë që shkojnë në shkollë e kanë
rreth? A mendojn këta njerëz se si është ndjenja e të qenurit i varfur? A
mendojnë këta njerëz se si ndjehet ai prind që është përgjegjës për atë
familje? Po cka duhet kjo ndihmë, kur ti ia mbush barkun por ia thanë zemrën
atij prindi? A është humanizëm kjo? Cfar senzibilizimi do të arrish ti duke i
poshtëru ata njerëz me një thes miell? Kjo për mua është kulmi i hipokrizisë, që
nëpërmjet të varfurve të ngritësh imazhin tënd qoftë si shoqatë, e nesër ti
kesh adresat e tyre, kushedi edhe fotot. Ndoshta i kërkon vota apo edhe i
shantazhon! Ti ruajm të rinjtë tanëp prej ktëtyre grupeve.