Friday, 16 February 2018

Kriza morale e shoqërisë


I thonë të riut mos vidh; por ia kan vjedhur prespektivën, ardhmërinë, ia kan mbyllur të gjitha rrugët, ia kan vjedhur punën, veturën, shtëpinë, familjën. Ia kan humbur shpresat, e kanë varfëruar, e kanë lënë të mjerë; fillimisht rrethi i ngusht pra familjarët, pastaj rrethi e shoqëria, sektori privat që e punson pa sigurim, me pagë qesharake e që e përbuz dhë në fund e largon nga puna e mbi të gjitha shteti  e qeveria, që nuk i qajnë kurfar derti por vetëm e zhvatin dhe e vjedhin nga të gjitha anët. Pse i thoni të riut mos vidh?

I thonë të riut mos bëj kurvëri; por kurvërinë ia servojnë çdo dit, mediat me seriale katastrofike e me përmbajtje imorale nga disa sosh brenda ditës, portalet që tërë ditën i servojnë lajme sesa i ka të mëdha të pasmët filanja, yjet e estradës që më shumë promovojnë pornografi sesa art e muzikë. Pse i thoni të riut mos bëj kurvëri derisa nuk i luftoni këto fenomene që i edukojn të rinjtë tonë?
I thonë të riut shkollohu; por harrojnë që në shkollat tona sot më shumë të rinjtë e mësojnë marihuanën, duhanin e veset e kqija sesa edukimin dhe formimin si individi. Harrojnë që sot nëpër shkolla sot më shumë formohën narkodilera sesa intelektual, më shumë vajzat e humbin virgjërinë sesa fitojnë ndonjë aftësi për jetë, ku shumë evidente janë ngacmime seksuale nga profesorët ndaj të miturave e ndaj studentave të cilat kemi ndëgjuar së për kalimin e provimeve u kërkohen favore seksuale. Pse të shkollohen të rinjtë tanë kur sistemi arsimorë sot është qind për qind i politizuar duke filluar që nga shërbëtori e deri te drejtori, prej te referenti e deri të rektori, e kur një i afërt i dikujt e kryen univerzitetin sikur të shkon në një shëtitje, kurse një djal i sinqertë dhe pa lidhje të kësaj natyre heq të zinjtë e ullirit?

I thonë të riut të kapet për fenë; por si të kapet kur brenda xhamisë i takon njerëzit më të prisht moralisht, i gjenë ata njerëz që veprimet e tyre djallëzore i kamufojnë me imazhin e xhamisë, e do të mësoje që xhamia është insitucion në kuadër të një bashkësie islame që, në krye të saj ka një udhheqës milijoner, që keqpërdorë paratë e besimtarëve, keqpërdor me haxhin, me zeqatin, me kurbanat e me gjithcka që lidhet me bashkësinë islame. Që vozitet me veturë të zezë, e që një vetur tjetër i prinë përpara e një tjetër e përcjell mbrapa. Do të mësoj që, fëmijët e hoxhallarëve që janë myftyni i ndonje qyteti, apo sekretar apo arkatarë, kanë nga dy-tre vetura, e kushte ekzotike që edhe për standardin e Zvicrrës do të ishte sfidues. E nga ana tjetër do të lodhet duke ndëgju histori të trishtueshme të popullit që dikund vdesin për bukë, apo vdesin nga ndonjë semundje e pashërueshme e askush nuk ia hap derën, përjashto njerëzit human pa të cilët Zoti mos na lashtë.

Për fund Zoti i ruajtë të rinjtë tanë nga dy kategori njerëzish; analistët dhe “bamirësit”. Sot nuk kemi analistë të fushës së caktuar, por analistë të të gjitha fushave, pra analistë për gjithçka dhe për gjithkund. Njerëz pa bosht e pa drejtim, por të zhurmshëm e të bajatshëm deri në kup të qiellit, që qëllim nuk ekan korrektorin e shoqërisë nga devijimi, por promovimin dhe imponimin e vetvetes mbi shoqërinë.Sot ne emër të analistit fillimisht, mercenarë të caktuar po kamuflohen nëpër media, nepër parti e nepër institucione, e po qojnë përpara ide dhe agjenda të rrezikshme. Nësë duhet zhdukur një specie e caktuar janë pikërisht ky llojë. Tek ky grup nuk duhet të ketë kompromisë. 
Grupi tjetër, ai i bamirësave, që për  një thesë miell ia shkel dinjitetin të varfurit, duke e nxjerr nëpër facebook, e duke e incizuar, meriton dënim ligjorë. Ku ka hipokrizi më të madhe se të shfrytëzosh statusin social të vështirë të një familje, që për një thesë miell, apo një pako ushqimore, ta fotografosh babain, nënën e fëmijët e ti poshtërosh nëpër rrjete sociale. A mendojn këta njerëz për ata fëmijë që shkojnë në shkollë e kanë rreth? A mendojn këta njerëz se si është ndjenja e të qenurit i varfur? A mendojnë këta njerëz se si ndjehet ai prind që është përgjegjës për atë familje? Po cka duhet kjo ndihmë, kur ti ia mbush barkun por ia thanë zemrën atij prindi? A është humanizëm kjo? Cfar senzibilizimi do të arrish ti duke i poshtëru ata njerëz me një thes miell? Kjo për mua është kulmi i hipokrizisë, që nëpërmjet të varfurve të ngritësh imazhin tënd qoftë si shoqatë, e nesër ti kesh adresat e tyre, kushedi edhe fotot. Ndoshta i kërkon vota apo edhe i shantazhon! Ti ruajm të rinjtë tanëp prej ktëtyre grupeve.

Në fund më kujtohet thënia e Dante Aligerit i cili thotë: vendi më i thellë në ferr është ruajur për ata që në kohë krizash morale, rrijnë neutral.

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...