Unë isha i
shtrirë në spital
Por pacienti
ishe ti,
Unë operohesha në
sallë
Por ti me
dhimbje qëndroje aty.
Mua më jepni
terapi për dhimbje
E për dhimbjen tëndë
çfarë të të japin?
Dhimbjet e
trupit janë plagë që mbyllen
E të shpirtit
plagë që veç hapen.
Spitali i vogël
për dhimbjet e tua
Do të thoshte
Ali Podrimja,
Dhimbje shpirti
ishin tuat
Dhimbje trupi
ishte kjo e imja.
Dhimbjet janë
shumë tinëzare
Dhe spitali shëron
vetëm të sëmurët,
Por kush do ta
shëroj shpirtin tënd të trazuar
Kush mund ti shëroj
vallë të lënduarët?
Trupit brenda i
fusin medikamente kur ka dhimbje
Langje shëruese
brenda pranon,
Por kur shpirti
ka dhimbje
Langun më të
shtrejt që quhet lot lëshon.
Ti ndrronin
dhimbjet nuk do të doja
Po të dy
dhimbjet për vete do doja ti marrë,
Pastaj me puthje
faqet e tua të lagura
Nga lotët ngadale
do ti thajë.