Thursday, 24 May 2018

Të dy dhimbjet i marr unë


Unë isha i shtrirë në spital
Por pacienti ishe ti,
Unë operohesha në sallë
Por ti me dhimbje qëndroje aty.

Mua më jepni terapi për dhimbje
E për dhimbjen tëndë çfarë të të japin?
Dhimbjet e trupit janë plagë që mbyllen
E të shpirtit plagë që veç hapen.

Spitali i vogël për dhimbjet e tua
Do të thoshte Ali Podrimja,
Dhimbje shpirti ishin tuat
Dhimbje trupi ishte kjo e imja.

Dhimbjet janë shumë tinëzare
Dhe spitali shëron vetëm të sëmurët,
Por kush do ta shëroj shpirtin tënd të trazuar
Kush mund ti shëroj vallë të lënduarët?

Trupit brenda i fusin medikamente kur ka dhimbje
Langje shëruese brenda pranon,
Por kur shpirti ka dhimbje
Langun më të shtrejt që quhet lot lëshon.

Ti ndrronin dhimbjet nuk do të doja
Po të dy dhimbjet për vete do doja ti marrë,
Pastaj me puthje faqet e tua të lagura
Nga lotët ngadale do ti thajë.

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...