Saturday, 25 April 2020

Bota ime

Po të mos ishe ti bota ime
Kujt do t'ia dedikoja dashurinë?
Po të mos ishe ti bota ime
Kush do të ma jepte lumturinë?

Po të mos ishe ti bota ime
Kujt do ti mbështetësha në krahërorë?
Kujt do t'ia ofroja veten si mbështetje?
Në këtë rrugëtimin tonë jetësorë.

Po të mos ishe ti bota ime
Kujt do t'i flisja në besim?
Kujt do t'ia shpalosja brendësinë time?
Gjithë jetën time si një tregim.

Po të mos ishe ti bota ime
Kush do të ndezte dritë në vetminë time?
Kush do të më shprehte dashuri
Kujt do t'i shprehja unë: ëndërra, qëllime.

Po të mos ishe ti bota ime
Do refuzoja në këtë botë të rri,
Do vija sërish afër teje
Ose tek unë do vije ti.



No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...