Edhe unë jam udhëtar
Ecin udhëtarët në malin që vdes,
gjak kullon mali deri në fushë,
agon hëna që bënte dritë,
eci dhe eci pas jush, dathur mbi prush.
Un nga pas ndjek po atë shteg,
dhe nata në shpirt një mall ma ndez,
gati u rrëzova nga lodhja dhe ecja,
si dallgët që përplasen me frym në det.
Më merrni me vete o ju udhëtarë,
mos e mbyllni derën e harrimit,
do eci me ju deri në pafundësi,
do zvarritem nepër gurët e pikëllimit.
Nuk ndalem, dhimbjet me vete marr,
gjitha ëndrrat, dëshirat, ndryshe i mekur,
atë e thash, për ditët, për të ardhmen,
nuk mundem të jeto mbi një trup të vdekur.