Monday, 7 October 2013












Mbi shpirtin e zemën bie mendja.. 

Në mes te zemrë sa shumë njerëz,
i lodhur e i habitur shikoj,
shikoj gjithë çfar vjen e ik
dhe nuk e di sa nga të shkoj.

Po zemrës do t`i bindem
drejt saj do eci, do kujtoj,
saher që vetmuar në rrugë do mbetem
zemra, që nuk më harroi nuk e harroj.

Cdo gjë po iken në pakthim
çdo gjë më vjen e huaj, çdo gjë harroj
çdo gjë po shkrihet si dëborë,
shpirti, që nuk më kujtoj nuk e kujtoj.

Kaq i rrudhur në shpirt s'dua të jem,
e kaq shumë harrime brenda, kaq veç,
asgjë nuk është si e mendojm
zemër e shpirt, "mos ju paft syri keq!"


No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...