Yjet
Ej ju yje që rrini atje.
nga këtu posht ju kam parë,
ndoshta edhe nuk shoh aq mirë,
sepse shikimin e kam të çalë!
Ndoshta jemi kaq shumë largë,
dhe kohë të gjatë s`jemi parë,
qysh kur sytë e mi u mbyllën,
dhe kur lotët ishin tharë.
E duart sa lartë ngrita sonte,
thuaj se krahu mu shkëput,
papritur, një yll mu afrua
të rri me të sonte, mu lut...
No comments:
Post a Comment