Thursday, 16 October 2014

Shume vite ne histori do te ngelemi
si nje kujtim gdhendur qiellit,
Mbi shembullin tone dot ecin tjeret
siç ec syri drejt ylberit.

Gjithçka ynja kur do te ike
te percillemi me kenge e vaj,
le te shkatrrohet bota tashme
te martohet njeriu me djaj.

Nese botes i falem jete
si askush tjeter kultivuam dashurine,
pse valle bota su tregua e mire
e te na e falte perjetesine!

Duro trime me zemren gur
e me fjalet tua madheshtore flit,
ne mundsh te me ngushllosh beje
ndryshe merr helmin e me vrit.

Ndoshta perjetesine nuk e arritem
por shume te forte e patem dashurine,
ne qiell u valvit dashuria jone
edhe djajt e engjujt na e moren lakmine!


No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...