Kam fatin më të mirë në botë
Dhe këtë aspak se vë
në dyshim,
Mirëpo më mirë këtë e ndjej
Kur kam në krahëror shpirtin tim.
Dhe nata kaq e bukur bëhet
Terri i saj plotësisht thuaj se ik,
Gjtihandej ka hare dhe buzëqeshje
Kurse ajo bën dritë e vetëm dritë!
Dhe dhoma kaq e ngrohtë na bëhët
Edhe pse nëntori quhet i ftohtë,
Po ani cka se ashtu quhet
Neve zemrat po na rrijnë ngrohtë!
Kush më mirë se dashuria I ngroh zemrat
Dhe akullnajat kush më mirë i shkrinë?
Dashuria ngroh njerëzit
sikur rrezet e diellit malet me luginë!
No comments:
Post a Comment