Butesia eshte arma me e ashper qe ka dashuria;
Ajo e detyron ate te sillet mire, te bindet, te fale..
Sepse zemra qe dashuron njeh vetem gjuhen e bute!
Dashuria nuk kerkon fort mencuri e dije
Ka nje vlere qe i mbipeshon gjitha cilesit tjera;
Ajo eshte vlera e butesise, e cila pastaj i lind te tjerat si:
durimin, vlersimin, mirekuptimin e respektin e ndersjellt.
Sepse dashuria vet eshte e tille; pra e bute.
Butesia e saj bashkon dy zemra, bashkon dy duar,
dy mendje, dy shpirta, dy jeta e dy gjini..
Butesia e saj ka mposhtur edhe njerezit me te ashper.
Dashuria dy njerez te huaj i ben me te afertit te jetes
Dy kendveshtrime i bashkon ne nje kend; ne dashurin e tyre.
Dy shikime i puq mes veti qe lindin magjine tyre
E nga keto kombinime te lindin engjujt njerezor!
Kush meson artin e butesis, ka fituar shume nga dashuria
Te jesh i bute edhe kur pafajshem fajsohesh, edhe kur keqkuptohesh.
Ti prap mos harro qe dashurohesh
Dhe ai qe te dashuron, eshte jeta jote, eshte ti. TI JE AI!
No comments:
Post a Comment