Dhimbjet janë të poshtëra
Për mua mbetet enigmë
Dhimbjen tek ti si mund të rrijnë qoftë edhe një orë?
Tek vajza që ia kalon princeshave me përralla
E bardhë dhe e bukurë si malet me borë!
Si munden vallë që të rrijnë brenda teje
Qoftë edhe kohë një ditë aty si jetojnë?
Ndoshta edhe ata njësoj sic bëj unë,
Qenien dhe trupin tënd dashurojnë!
A janë të vetdijshme ata vallë
Se sa xheloz mund të bëhëm unë?
Për një thua tëndin jam i gatshëm
Botën plotësisht ta “vëj në gjumë”.
Sikur dhimbja të ishtë qenie që frymon
Mes për mesi me thikë ta caj,
Po meqë është kështu e padukshme
Më mirë përjgysmë me ty ta ndaj!
Ti duroji dhimbjet e trupit vajzë e bukur
E ato të shpirtit i mbaj unë,
Dhimbja ndahet në dysh dhe kështu merr fund
E kështu dashurohemi e
duhemi shumë!