Tuesday, 6 August 2013




Falëmnderimet dhe adhurimet i takojnë vetëm All-lahut, Krijuesit të çdo gjëje, Sunduesit të të gjitha botërave, Atij që njeriut i`a mësoi atë që nuk e dinte, e krijoi prej një pike uji dhe e bëri zëvendës të Tij në tokë. Ndërsa, paqja, mëshira, mirësit dhe begatitë e Pronarit të këyre qofshin mbi atë që shkeli tokën, atëherë, kur ajo kishte nevojë për të, u solli banorëve të saj atë, prej së cilës ishin të privuar, u kumtoi atë që nuk u ishte kumtuar, jotëpriviligjuarit i priviligjoi, femrës i dha të drejtën e trashëgimisë, në kohën kur ajo vetë trashëgohej, pra mbi atë bëmave të të cilit nuk mund t`i largohemi deshëm apo s`deshëm, ngase ai na mësoi që nga prerja e thonjëve deri te rregullimi shtetërorë, për kë tjetër, pos për krijesën më të dashur të Krijuesit, Muhamedin s.a.v.s dhe mbi të gjithë ata që dikur e ndjekën, sot e ndjekin dhe nesër do ta ndjekin rrugën dhe gjurmën e tij deri në ditën e fundit në këtë ekzistencë, deri atëherë kur Krijuesi i gjithësisë do të vendos ndryshe, pra, ndaljen e rrjedhjes së kohës dhe shuarjen e jetës së kësaj bote.

Para se gjithash, ju të pranishëm na lejoni t`i përmendim shkaqet që na inspiruan apo faktorët që shërbyen si forcë shtytëse në realizimin e këtij aktiviteti, sa të vështirë, aq të lezetshëm, po s`ka si të mos jet i lezetshëm, kur përpiqesh t`i konkretizosh fjalët, që shënuan fillimin e Profetësisë së Muamedit s.a.v.s dhe fillimin e zbritjes së librit që i solli njerëzimit tërë atë që i mungonte apo thënë ndryshe libër që njeriut i dha njerëzi dhe e bëri njeri. Jemi në fund të muajit, muaj ky në të cilin filloi të ndriçoj kandili profetik, kandil ky i cili pati kohë që e kishte humbur ndriçueshmërinë e dikurshme, si rrjedhojë e së cilës errësira ishte bërë pjesë e ditës, amoraliteti vyrtit njerëzor, pashpirtësia sëmundje e kohës, injoranca pronë e çdo poseduesi të mendjes, me fjalë tjera antivlerat promovonin vlera. Kështu që u desht të vij ky muaj që të godet errësirën me dritë, amoralin me moral, pashpirtësinë me shpirtëroren, dekadencën me civilizim, injorancën me dituri, me pak fjalë antivlerat me vlera, prandaj, duke i pas parasysh tërë këto mirësi, i`u qasëm këtij aktiviteti, që të paktën fjalët që shënuan ngritjen e botës së re dhe përmbysjen e botës së mykur t`i implementojmë, sado pak, dhe të falëmnderojm Autorin e këtyre fjalëve hyjnore, që na i zbriti duke na lënë të kuptojmë se "Lexo në emër të Zotit tënd" është udhërrëfyes në labirinthet e jetës dhe plumb i hedhur drejt çdo gjëje që njeriun se le të bëhet njeri.

Do të donim të përmbyllej ky aktivitet duke shpresur se arritëm atë që mëtuam, pra, që garuesit por edhe ju të arrini ta përvetsoni botëkuptimin se feja dhe shkenca nuk kundërshtohen mes vete, por, përkundrazi sa më shumë të përparon shkenca, ndërmjetëza e saj me fenë vetë sa zvoglohet apo siç thotë edhe shkenctari i shekullit njezetë Albert Ajnshtajni: "shkenca pa fe është e çalë", dhe të na falni për gabimet të cilat janë fryt i paditurisë dhe jo dëshirës tonë.

(Fjalimi hyrës me rastin e kuizit të diturirsë, në emër të grupit organizativ "ADN"-Sllupçan)

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...