Wednesday, 31 July 2013


                                                          Lamtumirë vetmia ime

         





Prej kur syri i përgjumur, hapi qeprikun plot margaritarë,
në prehrin e vetmisë qe strukur, nën një mrekulli,një gëzim,
një shtegtim, një pulëbardhë,
Ndau zemrën nga një ëndërr, nga një pritje, një trishtim,
një buqeshje para qeshjesh, një rrugë e re,një fluturim.


Pentagrami i times zemër, jehojnë tinguj, një thellësi,
dielli sa rreze bukur qenka, sa magjike,një jetë tjetër, 
një shpirt i lirë, me hënën në shoqëri,
Sa shpejt qiellin fillova t`a dua, e kokën më nuk kheva pas,
nga larg yjet po vështroja, një derë, një pritje,një zemër një ditë do ta trokas.

Bardhësi secilës zemër, në çdo shteg e çdo anë,
zemra që braktisën vetën, 
gjirit saj një tjetër zemër,një shpirt të dytë thellë strukur mbanë,
Mos më pritë imja vetmi, asgjë më ne nuk na bashkon,
lumenjtë ikën rrugës pa kthim,nuk kthehet një zemër, një puls,
që drejt një zemre, fluturon!




No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...