Tuesday, 9 July 2013

Si gjithë fëmijët e ksaj bote,
Rritur nën puthje, përqafim,
Ah sa ledhatuese është dora jote,
Sa ngjallë nostalgji ky malli im.

Ka njëzetëvjet, që pas më ndjek,
Me dashuri, mundim të gjatë,
Ah sikur të kthehesha në fëmijëri,
Të ledhatoheshim ditë e natë.

Të gjithë të vegjël sikur që ishim,
Njëri në krahë, tjetri në shpinë,
Rethonim trupin tënd si zogjtë folenë,
Sa e donim atë të vjetrën, shtëpinë.

Aty qanim, qeshnim e loznim tërë kohën,
Aty parreshtur kultivoje dashuri,
Aty na mësove se ç´është jeta,
E çdo të thot të lahet loti me shi.

Koha i mori ato ditë,
I çoi largë, largë një lum i turbulluar,
Dhe ngeli në thellësi të shpirtit,
Si një çast i hidhëruar.

E ndjej qenien tënde larg sa jemi,
Dhe ti se lexon dot vargun tim,
Ti lexove vet jetën time,
Ti o unë, o baba im.

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...