Tuesday, 9 July 2013

Urime muaji i shenjtë i Ramazanit. Allahu e bëftë muaj të begative, urtësive dhe parasegjithash devotshmërisë.
Qoftë ky muaj, muaj i vetëdijësimit dhe rast drejt shtigjeve të afërsis me Allahun, qoftë muaj ku ngriten e rriten ambiciet, ku arrihen aspiratat dhe ku gjinden rrugët që shpien drejt suksesit të madh. Parimisht, etika qoftë primare në relacion me njerëzit, dhe dinjiteti e sinqeriteti në relacion me Allahun.
Le të dëshmojmë modesti, afirmim dhe mishërim, le ta dëshmojmë lavdinë e Islamit ashtu si është dhe si kërkohet, ku lojaliteti i Tij kërkon karater aktiv dhe dinjitet thelbësorë.
Për fund, mos harroni se qenia, prezenca dhe intelegjenca jonë duhet të jetë në shërbim të popullit dhe shoqërisë, gjë që ka të bëjë me shkakun e vlerave dhe idealeve. Restruktivisht, le të paralizohet çdo veti negative, dhe të tejkalohet çdo barrier që tangon progresin mes nesh. Ruani lidhjet me Krijuesin dhe instikitivisht jeni më shpirtërorë.
Shfrytëzoni gjithçka nga ky muaj dhe gjeni kthesën drejt të Vërtetës e drejt vizioneve që na nevojiten. Muslimanët i kanë të qarta parullat mbi të cilat duhet te ngriten dhe rrugët mbi të cilët duhet të shkelin. Urime edhe njëherë dhe Zoti e shtoftë begatinë në Sllupçan dhe kudo që gjinden Muslimanët. Amin

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...