Që të kesh shok duhet të jesh një shok
- Krahas të jetuarit dhe të familjarizuarit,
njeriu si qenie dhe krijesë e dobët ka nevojë për miqësi dhe shoqëri.
Shoqëria është një botë interesante, flas në prizëm shumëdimensional. Akti
i të qenurit shok, nënkupton indentifikimin e personalitetit tënd aq më
shumë të jesh në një situat komunikuese qoftë ajo nëpërmjet vokalitetit
apo heshtjes. Natyrisht, shoqëria luan rolin vrojtues në jetën tonë dhe
njëkohësisht konsiston në zotërimin e mekanizmave njerzore, gjë që sa
është njerzore aq edhe shpirtërore, dhe kjo shpjegon faktin se pikërisht
shoqëria është ajo që frenon njeriun, gjë që ka të bëj me cilësin e
tij si gabimtarë.
- Në këtë pikëpamje, të shoqërohesh d.t.th të
perceptosh, të gjesh art, dhimbshuri, sinqeritet dhe parasegjithash ndihmë
të pa kushtëzuar. Pra, secili posedon një përvoj jetësore të cilën
dëshiron ta ndaj me të tjerët, pse jo edhe të përfitoj nga eksperienca e
tjetrit. Interesant, çështja e të qenurit shok dhe statusi shok i
sinqert nuk përfitohet dhe përvetsohet menjëherë, por, gradualisht me kohë
ndoshta edhe me vite, sepse, të vlersosh një person d.t.th të shtrosh
pëlhurën e shpirtit tënd mbi karakterin e tij, një formë jo pa një
efekt.
- Dashuria e brendshme pa
mëdyshje, zbulon objektivat reciproke mes shokëve, ndaj lindin lidhjet
shpirtërore dhe dashuria e tyre sa është e sinqertë aq është edhe e paqt
dhe krenare. Një dijetar Arab la një porosi të vlefshme: Shtoni shokët e
mirë, shtoni shokët e mirë. I pyetur rreth ksaj porosie u përgjigj: Në mos
në këtë botë në tjetrën keni nevojë për ta. Ndaj i vetdijshëm pë rolin e
shoqërisë gjegjësisht e pash të udhës ti qasem kësaj teme dhe tia dedikoj
disa rreshta njërës ndër temave më fragjile ndoshta.
- Jo që shoqëria mund të jetoj
në letër ose atë mund ta përshkruaj, por, thjesht kur flitet për shoqërinë
në princip dua ta përpunoj këtë çështje dhe ta them publikisht se kapitali
i dy shokëve të sinqertë është dashuria edhe atë dashuria për hir të Atij
që krijoi relacionin njerzorë dhe kultivimin e motivit të dashurisë mes
njerzve.
- Kështu, manualet e shoqërisë
ose bërthama e shoqërisë së sinqertë ka një avantazh: kurrë interesi
personal nuk paraprinë kundrejt atij shoqërorë, gjë që lejonë një
fleksibilitet të madh mes nesh. Shoqëria kultivohet përmes hapave të:
diskutimit, vendosja e qëllimeve, aktiviteteve dhe ndjekja e rrugëve të
njejta që synojmë.
- Komponenta këto që e
bëjnë modeste shoqërinë njerzore, e pse jo edhe nostalgjike
lidhjen e dy shokëve.
- Të shoqërohesh d.t.th të ndjesh
mall, të mbash mi supe brengën e tjetrit, përkunder
vështirësive dhe sfidave që pezmatojnë në jetën tënde.
Shoqëria duhet të jetë e fuqishme, e thurrurr me
sinqeritet... të paktë janë ata njerez
që dijnë ta çmojne shoqërinë dhe të zhyten
thellë në të.
- Të jesh një shok d.t.th të bartësh mesazhe
të fuqishme, të bartësh një ndjenjë të pushtetshme,
sepse, nuk është element që konsumohet dhe si e tillë shuhet
një ditë, përkundrazi një bashkim ndjenjash, idealesh, motivesh,
qëllimesh që thyejnë kufijtë kësaj bote dhe në instancë të fundit
përundojnë në Xhennet inshAllah.
- Nuk është i rëndësishëm numri i
tyre, por, vlerat e tyre që të ndihmojnë e të nxisin në :
dije, arsye, përgjegjësi, dituri, dinjitet dhe parasegjithash janë bashkëluftetarë besnik
që deri në fund bëjnë luftë ndaj së keqes dhe
urdhërojnë kah e mira.
- Kujdes, kije parasysh se edhe në mesin e
shokëve të mirë mund të kete qëndrime impulsive, kupto dhe
mirëkupto mirë aktin e të qeniurit shok dhe mbi të gjitha
njeri. Per një shok të mirë ia vlen të plagosesh,
madje, vendose edhe dorën mbi plagë e mos ia trego plagën, gëlltit
momente të caktuara e tregoi botës se cka është shoqëria e
sinqertë...
- Vetë i derguari i Zotit
thotë me një rastë: “Njeriu është
në fenë e shokut të tij, prandaj le të shikojë njeriu se kë ka për shok”. Madje po të thellohemi
më shumë në anën fetare vet emërtimi i njeriut në gjuhën
arabe si INSAN në kuptim d.t.th i shoqërueshem, që le të kuptojmë që bota
nuk jetohet e shijohet vet.
- Shpesh, shoku miret shembull si një pasqyrë ku
ki mundësi të shohësh gabimet tua, si mundësi pse jo edhe permiresimet.
- Në fund dua ta sjell një thënie
paoshtu të profetit(paqja qoftë mbi të) që më ka
prekur fort në shpirt:
- “Ditën e Gjykimit do të ketë njerëz, që janë ulur në podiume prej
drite rreth Arshit të Allahut (xh.sh). Fytyrat e tyre do të jenë dritë.
Nuk janë as profetë e as dëshmorë, por profetët dhe dëshmorët i kanë zili
këta njerëz. Ata janë njerëz, që e kanë dashur njëri – tjetrin për
hir të Allahut (xh.sh)”.
- Ndaj, kujdes, kujdes shoqërinë sepse
vërtet ia vlen të shoqerohesh, qoft edhe vetëm me një njeri,
por, me kusht që shoqeria juaj të jet aq e
fortë saqë do të jetoj edhe atëherë kur do
të zhduken gjithë shoqërit tjera që janë bashkuar për
interesa të caktuara, qofshin matriale e të kësobotshme...
No comments:
Post a Comment