Tuesday, 23 July 2013

Poulli dhe gomari(poezi fraziologjike)

Një popull i paditur,
kish udhhëqes një gomarë,
madje gomari shpesh nga prirjet,
thirrte popullin të kullosin barë.

Për çudi populli e dëgjonte,
ndaj shpesh kulloste barë,
nuk është çudi, ndodh edhe kjo,
kur udhehëqes ishte një gomar.

Po nje ditë, gomari sëmuret,
dhe gjithë populli ia qanin hallin,
mos na lër o i dashuri gomar,
kush pos teje, na thirr të kullosim barin.

Por gomari me urtësin e tij,
ashtu i (pa)ditur si ishte, gomarë..
shikoi rreth popullit te tij,
e tha:Një amanet populli im,
hani sa te mundeni barë.

Po gomari se kishte gabim,
e as nuk fliste keq,
përderisa populli hanin barë,
pse një gomar të mos i udhëheq?

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...