Saturday, 20 July 2013

Disa arrogant, mendjemedhenje,
sikur te takoheshin,
me vetveten ne ndonje rastesi,
do te shaheshin me arrogance,
dhe do te shmangeshin duke u peshty,
Qindra fytyra te ndryshme, posedon,
qe ne cast, nje e nderron,
qe frymen ta zajne,
e prezencen ta shajn,
Nuk le vend per arsye,
gjithkund, me mendjemadhesi,
kopil i dyftyresis,
i etur, i djegur per tradheti e poshtersi.
Me ambicie shtazarake, 
karakter qullosur,
forme njeriu e shpirt djalli,
(pa)moral fare, i teri i fundosur,
Ta krahasoj me qenin,
ndoshta seshte e drejte,
te pakten ai qendron besnike,
dhe njeh pronen e pronarin e vet,
ndoshta ka dicka te huazuar prej tij,
nuk e mohoj, e nuk e fsheh
te kafshon ne pabesi,
e pastaj bishtin ngreh,
mendjemadhi,
kembe ne koke e koke ne kembe,
ruaju prej tij, se ka huazuar edhe dicka,
perngjajne per nga dhemb...
te kafshon.



No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...