Lodhje! Eshtë lodhur syri nga loti i përditshëm, ashtu siç lodhet loti nga shtrati i syrit i mbushur me gjak, tashmë edhe mendja është lodhur nga mendimet e thella dhe plagët e rënda që frymojnë në trup.
Mizoria nuk ka fund, ashtu siç është rezistenca e pafundme, tashmë deri në pafundësi...
Në këso dhuna shfrenuese dhe eklipsuese lodhet trupi, sytë e mendja, por, kurrë ama bash kurrë jo guximi, shpresa dhe zemra.
Po kush tha që frikësohemi?! Nga kush? Po si mundet një indoktrinim t'i tremb ata që jetojnë për një vdekje të jashtëzakonshme! Intuitivisht të urrejturit po mbjellin siguri në zemrat e çelikta, po e shpejtojnë fitoren. Zemrat e sinqerta padyshim që do t'a luftojnë atë që vret fëmijët, ata po e begatojnë të largtën fitore, ata po e vulosin në zemrat e tyre rrugën me dy parime " o vdekje o fitore".
Kuku nanë mos vdeksha pa e shiju atë ditë, kur do të hapen zemrat, kur te pafajshmit do t'i shohin shpëtimtarët e vet.
Nënë! Ata janë heronjë bre,
ata nderohen bre!
No comments:
Post a Comment