Saturday, 14 September 2013


Kur zgjohem nga gjumi

Mëngjesi zbardhi deri ne fund,
Mbi zjarrin e ditës dielli ja mori,
Në heshtje mendja, kujtimet tundi
Dhe pjerrtazi u hap krahërori.

Ngadal shtriva shikimin e gjatë,
Nga dritarja shkëlqim sa shumë,
Iku nga jeta edhe një natë,
Dhe jeta po shkrihet,si shkumë!

U zgjova pa zhurmë, i heshtur kaq vonë,
Dhe numrova orët rradhë me rradhë,
Ai që “dje” flinte  në këtë dhomë,
Sot po ik me kalë të bardhë!

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...