Rrjedh prap jeta mbi një kufome
Gjysmë hënën sonte mbush
Pra, ç`të duhet jeta kur jetove,
Dhe vdiqe e s`të pa askush.
Më kërko te varri im gjithnjë
Mos lejo insektet t`më përbijnë,
Të vdesësh pa asgjë pranë vetes,
Madje pa mall, pa shpres pa kujtim.
Jetojmë e vdesim kështu prej kohesh,
Here shohim dritë e herë terr
Rrugët
tona janë të kundërta,
Njëri në parajsë e tjetri në ferr!
Dhe kur një dit të takohemi atje
Do te shikohemi në qetësi,
Do ta themi atë që fshehëm
Ate që ti, vetëm ti edi.
Ndaj le të lulëzojnë lulet e varrit, ,
Kështu kaq larg jetojm të dy,
Jam i gjallë e kam një varrë thellë në zemër,
Përqafom,e të ringjallemi të dy.
No comments:
Post a Comment