Saturday, 14 September 2013


Mërzitem

Mërzitem për jetën tonë
Sonte, kur shpirti më bëhet prush
Kemi shumë zbraztira në shpirt
Që nuk i di kush, askush!

U tret jeta dhe hëna u shua
Si një loti i pikur lehtë,
Rënkoi shpirti pas kaq shumë heshtjeje
Dhe shi filluan, të lëshojnë retë!

Ndaj ende nuk e kuptoj
Pse shumë vuajmë, vuajmë kaq shumë
Endrrat shpesh nga ne arratsien
                                                             Ose fare nuk bëjmë gjumë
 
Kështu vijmë, rrim dhe ikim
Sikur fare të mos ishim kurrë
Ndaj meqë erdhëm, një kujtim ta lajmë,
Një fjalë e mirë, një zemër, një gurë!

Endrrat marrin kahje tjera,
Nuk kanë vend askund në botë,
Ndaj i`u them faleminderit
Jetojmë dhe vdesim, ashtu kot!

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...