Saturday, 14 September 2013

Situata shpirtërore në të cilën ekspozohen ndjenjat e brendshme, nuk është ajo që ishte dje dhe as që mund të jet ajo që "mund" të jetë nesër.

Epoka e së djeshmes iku, qetësia mbështjelli në kthetrat e saja gjithë çfar braktisa, dhe liria e ideve dhe ambicieve nuk hezitoi të prezantoj praninë e vet. Lufta për ndryshime thelbësore i njohu sakrificat e veta, shpjegim ky permbushes i qëllimeve që kisha dje, e që kam edhe sot, dje kur isha kaq larg tyre(qellimeve) dhe sot kur jam krah tyre, pra, në suazat e së mundshmes.

Prandaj, kurrë në jetë mos u dorëzo...ajo që e ben më interesante jetën është praktika e frymëzimit dhe energjia e saj.

 Në këtë pikë, kundrimi i qenies njerzore me vetpohimin e "paqes" shpall luftë ndaj vetes dhe nuk mbetet anonim nën këtë nënqiell. Fitoret e vetes ndaj vetes nuk i manifestojm edhe pse luftojm për të, ndryshimet nuk i hasim edhe pse jetojm për të ndryshuar. Madje përveç zemrës edhe mendja ndryshon, ndaj, lindin dilema se cila duhet të jet prestigji i trupit; mendja apo zemra?!.

Duke qenë pjes e dyshes mendje-zemër, si qenie njerzore, ndjeva befas boshllëkun e jetës, si njeri jo suprem i jetës dhe tër këtë boshllëk real u mundova ta "shëroj" me poezit, shkrimet dhe fjalët qe kishin vetem një burim "Zemrën"

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...