Monday, 25 November 2013

Big thanks!

I never knew that God loved me so much and that He wanted me to get so close to Him. 
I don't think I need anything else except this understanding..from now on anything that will lead me towards that will be welcomed..sorrow will be happiness, loss will be gain, pain will be pleasure, anger will be joy, and all these will just be a driving force for good. Let me be a transformer,I know what God wants me to be.
I know that He loves me so much, and I do love Him badly.
I am not saying this because i am helpless and hopeless, no, it is just the opposite..here i met my biggest hopes and the endless help.
Thanks to all those who became a means for me to realize these things. 
Thanks God today I am who I am..very proud! (O.A)

Friday, 15 November 2013



                                                   Udhëtimi nëpër ënderra dhe nëpër vite!

Ngadal po heqja disa gjëra nga hormani im,në shtëpi, kur papritur gjeta një  fletore, ishte në kundërshtim me rregullat dhe principet e mija, pasi nuk toleroj diçka të më shfaqet papritur në gjërat personale. Nuk e di si dhe kur kishte mbetur fletorja aty! Hapa disa fleta brenda që kisha shkruar dikur...
Hapa ngadal dhe fillova te lexoj:
"Cili nga ne nuk ëndërron? Cili nga ne nuk mban mend një ëndërr? Cili nuk dëshirojmë të jemi të lumtur?..
Tani gjersa jam vetëm në shtëpi, po vras mendjen si do të jet një e ardhme e afërt dhe e largët? Si do të jetë dalja jonë në jetë? Si do të jetë miqësia jonë? Po çfar na pret në rrugët e jetës? Per çudi, po mendoj për martesën dhe ceremonin e saj? Apo thënë më mirë për adoleshenten që duhet të jetë në vitet e jetës time! Vallë, kur te dashurohemi apo kur të fillojmë t`a jetojmë dashurinë(të cilës pak i besoj) a do të ketë dashuria jonë betim? A do të jetë origjinale? Po dhimbje do të ketë? Një shok më pat thënë që dashuria ka shumë dhimbje dhe lot edhe boshllëke poashtu! Eh i shkreti un, po projektoja një të ardhme me shumë fëmijë, ende pa i kaluar tërë këto që thuhet për një dashuri si: depresioni, dhimbja, vetmia etj.
Jo shoku jo, nuk dashurohem dot un i thash..
Tani meqe kështu na qenka dashuria do të ëndrroj dhe flas diçka për familjen..
O Zot, nuk po e imagjinoj dot të ardhmen time i ndarë nga familja ime, është e pamundur, ne jemi krijuar që të jemi përgjithmonë afër njëri tjetrit. Përndryshe jeta jonë do të jet thjesht një nostalgji dhe mall për njëri tjetrin. Familaj ime është e ndërtuar mrekullisht, kam një baba që punon më shumë se çdokush tjetër, një nënë që edukon dhe kujdeset më shumë se kushdo tjetër, një vëlla që më mbron dhe më shpëton nga përgjegjësit më shumë se kushdo tjetër   dhe dy motra që digjen për neve vëllezërve, saqë shpesh privohen nga diçka që ne ta marrim  atë diçkanë. Po familja ime nuk është vetëm një gur i çmuar, po një minier e çmuar ku mund të pasurohesh e të pasurohesh gjithë jetën, pa pasur kurrë frigën e varfërisë.
Të gjithëve neve na kujtohen ditët e hershme të fëmijërisë, zhytjet në baltë, lojërat që kishin një orarar: "tere diten", grumbullimi në sofrën e vogel që kishim, gëzimi  që kishim kur shkonim te dajt, rrobat e bajramit i vishnim para se të flinim me qefin e ditës së bajramit, oh  sa me kujtohet si kapeshim me motrën time dorë per dore dhe shkonim e vinim së bashku në shkollë, shkolla ishte larg prej shtëpisë tonë.. megjithëse isha tri vjet më i vogel se motra ime, e mbroja, bile mbaj mend që nga kujdesi që kisha kur ajo mbanet edukat fizike qëndroja dhe e shikoja mos ndonjë djal i klasës së saj do ta ngacmonte. Po po isha kaq i lidhur me motrën time të madhe, pasi ajo mi kishte shkulur pothuajse të gjithë dhëmbët kur më mbinin dhëmbët e rinjë, ajo më regjistroi në klasën e parë, ajo më dërgoi kur kisha operacionin(prindi ishte larg aso kohe), ajo më blente më shumë se gjithë të tjerët dhurata, të vogla po që i doja shumë unë..  ajo ishte më e ndjeshmja prej nesh, qante e para për çdo gjë."
(ëndrra vazhdon)
Cfar jete jetojmë ne, enigëm.. Si shkruaja dikur.. Dyshoj, se ato që kam shkruar un dikur askush nuk i ka lexuar, një pjesë e atyre që i kam shkruar sod kanë humbur krejt, as ne memorje nuk i posedoj ndoshta. Nuk i tregoja zakonisht askujt që po shryhem në fletore.
Sa shume ka ndryshuar jeta që atëherë...
Nuk e gjeta personin që e imagjinoja atëherë, ndoshta nuk e kërkova kurrë. Njoha shumë njerëz që flisnin dhe komentonin dashurinë, disa prej të cilëve sod kanë edhe familje, e disa prej të cilëve shumë shpejt u ndanë. Cështje koncepti, si e kuptuan dhe jetuan dashurinë, që kishin filluar qysh në adoleshencë. Zakonisht, çiftet adoleshente përfundonin me ndarje, tradhëti, zhgënjime etj. Koha ishte e tillë, e gabuar ose e hershme  ndoshta..
Me kalimin e viteve kuptova që dashuria nuk ka një formulë magjike që mund t`a përvetsosh, as një  mrekulli që do të të mrekulloj.  Ajo kishte qenë sinqeritet dhe besnikëri.. po para kësaj kishte maturi dhe durim. Dashuria nuk përfaqëson t`i ngjitesh të parës që sheh dhe të tërheq me stimulimet e saj të jashtme, por, të parës që prek dhe rrespekton emocionin dhe krenarinë tënde. E para që bën këtë, jepja dashurinë, krenarinë dhe emocionin pasi ajo e meriton. Kush do ti kalkulonte këto fenomene në vitet që shihja ëndrra ditën!!!
Sod, për të mos tradhtuar "ëndrrat", brumin familjar dhe rregullat hyjnore, jam me një status ku nuk kam nevojë për ëndrra dashurie, por, kam nevoj për ambicie dhe reaksion afektiv për të arsyetuar faktin e të qenurit "niqah".
Dashuria ime nuk filloj me betim siç ëndërroja, por, lam në hipotek kohën, koha ishte betimi dhe pasqyra më e mirë i dashurisë time, dashurinë nuk e klasifikova në origjinale dhe fallce, por, në një të vërtet të vetme, ku lojaliteti i saj bazohej në argumente dhe sakrifica të papara deri tani në jetën time. Ajo nuk kishte dhimbje, por, rrepspekt, admirim dhe parasegjithash mirëkuptim.
Kishte gabuar shoku im, dashuria nuk njeh dhimbje e lot. Ajo është e veçant për njeriun, ajo bie dakord me boshllëkun e shpirtit sepse ajo e përmbush atë. Apo siç thotë një thënie "dy të dashuruar janë gjithmonë dy armiq që duan të njejtin pushtet, e që i detyrohen t`i dorzohen njëri tjetrit". 
Familja ime, ishte e vërtet që ishim krijuar për t`a dashur njëri tjetrin. Një dite lexoja që: "vëllai apo motra janë miqtë e parë në jetë. Askush nuk mund t`a kuptojë familjen tënde si vëllai apo motra jote. Edhe nëse nuk shiheni apo flisni ato janë gjithnjë famija dhe miqtë tuaj. Mbahen për dore pak kohë dhe gjithnjë në zemër." Vërtet familja ime ishte e ndërtuar mrekullisht, babai im edhe sod e kësaj dite punon më shumë se çdo baba tjetër, nëna ime edhe sod e kësaj dite kujdeset për ne sikur të ishim të vegjël.
Familja ime ishte vërtetë një minier e cila nuk na bëri thjeshtë minator, por, miniera në veti ku sod secili di si të gjindet në sfidat e jetës.. motra ime të cilën dikur e mbaja aq shumë për dore, sod, dorën e saj e mban vajza e saj e vogël, dhe kujdes ndaj saj sod, tregon më shumë se unë burri i saj.
Motra ime e vogël, që dikur e tallnim se nuk dinte të këndonte mirë, sod është e madhe, dje që e krahasonim me zogun që këndon, sod ajo është e rritur dhe ngritur, zogu ende nuk u mësua të këndoj me fjalë, thjesht e njejta cicërrim, ndërsa motra ime sod është një person i mirëfilltë.
Vëllau im që dikur me mbronte, sod, mbron nusen e tij, dhe në zemrat tona do të mbeten sekretet, gjithmonë mes nesh, thellë diku, të cilave i fshihemi kaq shumë.
Kjo është jeta dhe këto jemi ne, që evulojmë dhe ndryshojm çdo ditë.. do t`ju thoja gjithçka, por, nuk mundem, nuk mundem.. ndihmojeni familjen tuaj, rrespektojeni miqësinë dhe dashurinë. Kontriboni në përmirësime dhe këshilla, se jeta mbi të gjitha është këshillë dhe sfid. Për fund do t`ua kujtoj thënien e famshshe: "Mos e shaj errësirën, por, ngrihu dhe dheze një qiri". Të dhezim të gjithë nga një qiri, që t`a ndriçojmë jetën e njëri tjetrit.

Thursday, 14 November 2013




Sot, sa e sa shpirta njerzorë shuhen në qetësin e heshtjes, ku zhurma e saj vrasëse si një oqean i trazuar përplas fatet njerzorë. Sa e sa takim-ndarje mbeten të shënuara në thellësit e së kaluarës, sa e sa lot thahen dhe sa e sa përmallime shuhen, në qeniet njerzore. Sot, me duket se përseri heshtja i mban në këmbë gjithë ato njerëz që me apo pa dashje u gjendën nën thundrrën e takim-ndarjeve, dhe si të tillë erdhën dhe ikën përtej rrezes tonë të shikimit. Sidotjet, jeta është e mbushur me kujtime dhe fole të braktisura, ku muzgu i shpresave dhe ëndrrat e së ardhmes lidhen me zinxhir të trash për trungun e kujtimeve.

Monday, 11 November 2013

E dini o njerëz që uji më i shtrejtë në botë është loti? Secili nga ne kemi një pjes të fëmijërisë me vete, tani në vitet e pjekurisë...sa qanim të vegjël, për arsye të vogla. Ndërsa tani të rritur nuk qajmë vetëm për arsye të mëdha, por, edhe për të vogla. Prandaj, loti nuk ka çmim sepse edhe po të shitej, nuk blihet!
E dini o njerëz se gjaku është uji më i çmuar? Për arsye se gjakun nuk e derdh secili, gjakun nuk e shkel secili dhe gjakun nuk e jep secili. I vogël ndëgjoja që toka jonë ishte ujitur me gjak, por, nuk qe ashtu ajo vetëm kishte marr pak ngjyrë gjaku, si buzët e një nuse të re, kështu qe bërë më e vlefshme dhe më e ndritshme. Sepse, edhe dëshmorët kishin marr me vete gjakun si dëshmia më dëshmuese e çdo dëshmie. Gjaku nuk bëhet ujë, po edhe n`u bëftë nuk pihet-thotë populli.
E dini ç`vlerë ka sinqeriteti? Nuk shihet, nuk preket dhe nuk vritet, por, ndjehet.. disa thonë që sinqeriteti edhe fjalët më të thjeshta i shëndrron në emocion. E dini çdo të thotë t`u flasësh emocioneve të njerëzve!?
E dini çfar do të thotë të kesh lotin, gjakun dhe sinqeritetin dëshmitar?
Loti, gjaku dhe sinqeriteti qen përzier në një pjatë dhe e dini çfar shije kishin?
Kush e shijoi kurrë nuk qe uritur më, dhe njëherit kurrë nuk qe dashuruar më..
        Kalaja jonë

Jam prej kohësh në luftim
pretendues i kalasë së thyer
dhe eci rrugës zjarr e tym
i pashoq e i pathyer

Vras gjtihë çfar kam përpara
madje çdo kujtim, mall e shpresë
ndaj me kohë më duhej ta hiqja
ndryshe në shpinë kjo pritje më vdes

Tani kërkoj një cop toke
një varr ku ty, do të të fsheh,
ta vrava shpirtin e po ta ruaj kufomën
në tonën kala të bërë "dhe".

Thursday, 7 November 2013


Jeta është e përkohshme, ashtu siç jemi vet ne. Ditët e netët nuk kthehen më, as vitet tona nuk i jetojm më, aroma e trupave tona nuk ndjehet nje ditë, përshpërimat tona do të shuhen, ashtu edhe ndjenjat tona nuk do të ndjehen më. Do të harrohemi një ditë, sado gjurmë e miliona kujtime lam pas vetes, sado çaste jetuam e sado çaste humbëm. Një ditë humb pesha e fjalëve, edhe veprave i humb kuptimi. Gjithçka merr fund, gjithçka një harresë hipokrite, një planet që rrotullohet e një qiell që fundin nuk i`a njohëm.. Ndaj, mos u mërzit kot ti mike, bota është një boshllëk, mësohu me të të jetosh.. 
Rroftë heshtja, shpresa dhe fati.. sido që ishte, një ditë nuk do të jetë. Mjalt a gaz, gaz a mjalt është njësoj, ky është fati i njeriut, apo njeriu i fatit. Jeta është e përkohshme..
Kish shume pemë e shumë fleta, sytë e ballit të uritur, flak për flakë shterret uji në burim, edhe në ëndërr ndalet zemra nga etja për jetën. Thonë se uji ka ka kët shije, tashmë mijëra e mijëra vjet, thonë se vdekja ka kët shije qofshim rob apo mbret. Kaq vjet, nuk e prita të takohemi dhe të vdesim bashk të dy..
Jeta është e përkohshme, vetëm dallgë dhe stuhi.. tash po ikim në gjumë të lodhur, se nuk ishte rastësi, rastësi.. 

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...