Thursday, 7 November 2013


Jeta është e përkohshme, ashtu siç jemi vet ne. Ditët e netët nuk kthehen më, as vitet tona nuk i jetojm më, aroma e trupave tona nuk ndjehet nje ditë, përshpërimat tona do të shuhen, ashtu edhe ndjenjat tona nuk do të ndjehen më. Do të harrohemi një ditë, sado gjurmë e miliona kujtime lam pas vetes, sado çaste jetuam e sado çaste humbëm. Një ditë humb pesha e fjalëve, edhe veprave i humb kuptimi. Gjithçka merr fund, gjithçka një harresë hipokrite, një planet që rrotullohet e një qiell që fundin nuk i`a njohëm.. Ndaj, mos u mërzit kot ti mike, bota është një boshllëk, mësohu me të të jetosh.. 
Rroftë heshtja, shpresa dhe fati.. sido që ishte, një ditë nuk do të jetë. Mjalt a gaz, gaz a mjalt është njësoj, ky është fati i njeriut, apo njeriu i fatit. Jeta është e përkohshme..
Kish shume pemë e shumë fleta, sytë e ballit të uritur, flak për flakë shterret uji në burim, edhe në ëndërr ndalet zemra nga etja për jetën. Thonë se uji ka ka kët shije, tashmë mijëra e mijëra vjet, thonë se vdekja ka kët shije qofshim rob apo mbret. Kaq vjet, nuk e prita të takohemi dhe të vdesim bashk të dy..
Jeta është e përkohshme, vetëm dallgë dhe stuhi.. tash po ikim në gjumë të lodhur, se nuk ishte rastësi, rastësi.. 

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...