E dini o njerëz që uji më i shtrejtë në botë është loti? Secili nga ne kemi një pjes të fëmijërisë me vete, tani në vitet e pjekurisë...sa qanim të vegjël, për arsye të vogla. Ndërsa tani të rritur nuk qajmë vetëm për arsye të mëdha, por, edhe për të vogla. Prandaj, loti nuk ka çmim sepse edhe po të shitej, nuk blihet!
E dini o njerëz se gjaku është uji më i çmuar? Për arsye se gjakun nuk e derdh secili, gjakun nuk e shkel secili dhe gjakun nuk e jep secili. I vogël ndëgjoja që toka jonë ishte ujitur me gjak, por, nuk qe ashtu ajo vetëm kishte marr pak ngjyrë gjaku, si buzët e një nuse të re, kështu qe bërë më e vlefshme dhe më e ndritshme. Sepse, edhe dëshmorët kishin marr me vete gjakun si dëshmia më dëshmuese e çdo dëshmie. Gjaku nuk bëhet ujë, po edhe n`u bëftë nuk pihet-thotë populli.
E dini ç`vlerë ka sinqeriteti? Nuk shihet, nuk preket dhe nuk vritet, por, ndjehet.. disa thonë që sinqeriteti edhe fjalët më të thjeshta i shëndrron në emocion. E dini çdo të thotë t`u flasësh emocioneve të njerëzve!?
E dini çfar do të thotë të kesh lotin, gjakun dhe sinqeritetin dëshmitar?
Loti, gjaku dhe sinqeriteti qen përzier në një pjatë dhe e dini çfar shije kishin?
Kush e shijoi kurrë nuk qe uritur më, dhe njëherit kurrë nuk qe dashuruar më..
No comments:
Post a Comment