Dimri
Seç shëtisnim dal ngadalë
dorë mbi dorë, mish mbi mish
un një fjalë ajo një fjalë
dhe një puthje ndanim n`dysh.
Herë i thoja je e bukur,
ata sy, të mëdhenjë si rrush,
her mendoja se është hyjnore,
ajo zjarrit i hidhte prush.
Dhe tek ecnim ashtu zvarrë,
nëpër rrugë, parqe, pafund..
thellë e ndjeja që shumë më donte,
si askush e askund.
Me flokët e gjatë më bënte dritë,
ne në rrugë bashkë, kaq vonë
mundohesha t`ia ngroh dorën,
dimri ishte, shtëpia jonë.
No comments:
Post a Comment