Thursday, 24 July 2014

Opinionet e Mendimtarëve për Muhamedin a.s



Johan Wolfgang von Goethe: Muhamedi (a.s), pavarësisht se civilizimi europian është ende në shkallën e parë, ai në këtë shkallë ka prekur shkallën e fundit, dhe vërtetë është që jemi shumë larg atij. Padyshim, askush nuk mund të kalojë atë në këtë garë, dhe poashtu kjo libër(Kur`ani) është shumë prakti, dhe se gjithmonë do të ruaj rëndësinë e saj dhe do t`i mbledh popujt rreth saj.

Thomas Carlyle: Njerëzimi më së shumti duhet të ndëgjoj fjalët e Muhamedit(a.s), pasi fjalët tjera duken si fjalë boshe në krahasim me fjalët e Muhamedit(a.s)

Jules Masserman: Muhamedi(a.s) ishte lideri më i madh i të të gjithë kohërave.

Leo Tolstoi: Muhamedi(a.s) plotësisht meriton respekt.

Dostojevski: Pejgamberi i madh i Islamit është ngritur në katin e Zotit, unë besoj me gjithë zemër Mihraxhit.

Voltaire: Do ti them shokut turk që ‘Feja jote duket se është një fe për të respektuar, feja jote është fe fisnike’.

Bernard Shaw:  Unë hulumtova jetën e këtij njeriu interesant. Sipas mendimit tim, duhet të njohim këtë njeri si ‘Shpëtimtar i Njerëzimit’.

Lamartine: Edhe pse lartësia apo madhësia e njeriut mund të matet në mënyra të ndryshme, a ka njeri më të lartë se ky njeri(Muhamedi a.s)

Bosworth Smith: Kritikat që janë bërë për mënyrën e jetës dhe karaterin e liderëve të ndryshë,, nuk mund të bëhen për Muhamedin(a.s)

Lane Poole: Njerëzit që e panë për herë të parë atë (Muhamedin a.s), së pari dridheshin nga respekti, ndërsa ata që u afruan afër atij e donin atë. Ata që e përshkruanin Muhamedin thonin: Nuk kemi parë përpara, dhe pas një njeri të tillë. Ai nuk fliste shumë, por fjalët e tij nuk harroheshin.

Edward Gibbon: Ata që e urrejnë Muhamedin(a.s), nuk e njohin atë…

Tolstoi: Muhamedi(a.s) gjithmonë ngritet mbi Evangjelizmin-Krishterizmin, ai nuk e konsideron veten si Zot, dhe veten nuk e krahason me Zotin, për muslimanët Nuk ka Zot tjetër pos All-llahut, dhe Muhamedi është i dërguari i tij, këtu nuk ka dyshim…

Mahatma Gandhi: Doja të shihja një njeri që ka hyrë në zemrat e miliona njerëzve. Besnikëria e tij ishte kushtimi i vetës ndaj shokëve dhe pasuesve, ndërsa trimëria e tij vinte prej lidhjes së fortë që e kishte me Zotin dhe fenë.

Napoleon Bonaparta: Unë shpresoj se nuk është larg koha kur do të bashkohen njerëzit e edukuar të të gjithë vendeve për të vendosur një regjim unik bazuar rregullave të Kur`anit të cilët janë të vërteta dhe të cilat mund të çojnë njërzimin në lumturi…

Otto Von Bismarck: Ndihem shumë i trishtueshëm pse nuk isha bashkëkohësi yt Ej Muhamed(a.s)

Annie Besant: Sa herë që lexoj për Muhamedin(a.s), më bën që të ndiej më shumë respekt dhe admirim për të.

Gottlieb Wilhelm Lietner: Muahamedi(a.s) kurrë s`ka deklaruar për veten, se është i pagabueshëm. Në një cast, gjatë zbritjes së Shpalljes, ai u qortua rreptësisht, sepse në kohën kur ishte duke folur me disa njerëz nga paria e Mekkës, ai ktheu shpinën dhe nuk iu përgjigj një të verbëri. Megjithatë, Muhamedi(a.s) e komunikoi këtë shpallje, gjë që me siguri s`do ta bënte, sikur të ishte mashtrues, ashtu sikurse e konsiderojnë disa të paditur, në mesin e të krishterëve.

James Michener: Vënia e Muhamedit(a.s) në krye të listës së personaliteteve me influencë në botë mbase mund t`i befasojë ca lexues, e të tjerë t`i bëjë të pyesin për një rangim të tillë, por ai ishte njeriu i vetëm në histori i cili qe bindshëm më i sukseshëm si në aspektin fetar, ashtu edhe në atë profan.

Martin Lings: Pejgamberi a.s dhe familja e tij jetonin një jetë plotë kursime. Aisheja tregon se përpara marrjes së Hajberit, ajo nuk kishte ngrënë kurrë hurma aq sat ë ngopej.

Washington Irving: Muhamedi(a.s) ishte vula e lajmëtarëve dhe më i madhi i të dërguarve, të cilët All-llahu i dërgoi që të ftonin njerzimin që ta adhuronin vetëm Atë.

George Wells: A ke dëgjuar se një njeri, pa cilësi të mira mund të merret për shok? Ata, që e njohën më miri Muhamedin(a.s), ishin po ata, që e besuan më së tepërmi. I besoi Hadixhja r.a, e cila tërë jetën, që bashkëshorte e dashur. Ebu Bekri r.a, dëshmoi për këtë, ai asnjëherë nuk u hamend në besnikërin e tij ndaj Pejgamberit a.s dhe e besoi atë. Është e vështirë, për çdo njeri, që të lexoj për ato ditë, e të mos e besojë Ebu Bekrin r.a dhe Alirun r.a i cili në ditët më të vështira, rrezikoi jetën pëe hir të Pejgamberit a.s

John Davenport: Muhamedi a.s ishte dinjitoz me të mëdhenjtë, kurse modest me të vegjlit, duke shkaktuar mahnitjen e të dy palëve. Edhe pse i pashkolluar, ai ndikonte tek njerëzit, sikurse mësuesi tek fëmijët. Asnjëherë nuk dëshironte të ngrihej mbi të tjerët. Vazhdimisht e përsëriste barazinë në mes njerzve si krijesa të All-llahut dhe  e ndante kafshatën me ish-skllevërit.

No comments:

Post a Comment

Bota ime Po të mos ishe ti bota ime Kujt do t'ia dedikoja dashurinë? Po të mos ishe ti bota ime Kush do të ma jepte lumturinë? ...