Mëngjesi
erdh sot e rrezet e diellit prekën dritaret e dhomës, thuajse që të dy jemi
brenda.
Shtrihesha
i pushuar e zgjohesha i lodhur, ngrihesha për t`iu nënshtruar rutinës verore,
Diçka,
ah diçka e veçantë më mungonte…shpejt kuptova që ti nuk ishe këtu. Ditën e mirë!
Pas
disa ditësh: Të gjithë sa jetojnë mësojnë, por edhe po aq harrojnë, e un isha
ndryshe-më the ti. Dhe ndryshe isha, sa më shumë jetoj më shumë mendoj, mësoj
dhe kujtoj..nuk harroj. Dhoma zbrazur! Mungesa e madhe, heu..
Pas
një jave: Pasi ndjekja me rregull detyrat e ditëve: ushtrime, sport, lexim dhe
ritual, kthehesha në dhomë dhe ndjeja se diçka po më pret aty brenda, oh jo,
ishte vetëm malli që e lam po në atë dhomë, të qeshuart tona, hokat tona, po
edhe gjurmët tona, thërrimet e imta që i bëm trosha nëpër qilimin me lula, të
shtrir mu aty në tokë! Gjithçka është e qartë, vetëm të qaj, tjetër s`më ka
mbetur!
E
kujtoj haptazi, vë gishtin të vetlla dhe mëndoj shpesh për banane, çokollada, nesscafe, madje edhe për një lloj ëmbëlsie që
ishte esenca dhe thelbi i këtyre tjerave. Jeta është mall, nostalgji. Jeta është
lumturi e vërbër, kam nevoj për pak dritë hej..
Tani
që kalojn ditët më shumë po plakem, më
shumë po gjallërohem apo më shumë po përmallohem.
Heu plag e re që në brendësi mban miljona ndjenja e biljona malle, a kam ndonjë
sebeb që të zgjohem nga shtrati? Po flej edhe pak, ndoshta më mirë nuk më
mungon asgjë, madje as sheqeri me zemër, as çaji me shpirt, e as uji me jet.
Kush tha bre që gjumi nuk është
zgjidhje?! Natën e mirë i thash në mëngjes dhe vazhdova gjumin me sy mbyllur,
me mendjen e zgjuar e me zemrën e hapur. Buk, kryp e zemër dhe ty afër,
lumturia ime, pse jo edhe e njerzimit!
No comments:
Post a Comment