“Thjesht,
disa miq do t`i kemi miq përkohësisht, secili do t`i kthehemi gjenezës tonë,
vendlindjes madje.. nejse, kur të pijm kafe, do të na kujtohet disa miq ndonjëherë”!
“Mendoja
të shkoj e të bëj një ‘itikaf’ jetësor, mendoja të bëhem më i bëzdishmi me
pranin time..dhe krejt në fund vetëm mendoja, un prap mbeta i njejti”!
“I
flas natyrës me gjuhën e egzistencës, ndaj e nënshtroj se për mua u krijua, edi
se një dit do të më zhbëj në brendësi të tokës, s`ka dert prej aty vij, këtu në
natyr ndjehem i huaj”!
“
Dëshiroja nënës t`i blej diçka, por asgjë s`ma ngopte syrin mua, ndaj vendosa
t`ia bëj dhuratë asaj,
fjalën
“nënë”, përtëj kësaj fjalë, asgjë nuk dua”!
“Sikur
të isha një pirat, e t`i vidhja të gjitha tregimet dhe shkrimet e gjthë njerëzve
që flasin për nënën, e pastaj të gjitha t`ia lexoj nënës me zë, do t`a shlyeja
ndoshta borxhin e një nimuti përkdhelje”!
“Linda
i zakonshëm, u rrita nëpër sfida… nesër do të them u plaka me brenga, e kur të
vdes jetova me dhimbje. E lumturia dhe mirësit o i poshtër?”
“Po,
sepse një fjalë e dalur kushton një lirë. Një lirë thash?”
No comments:
Post a Comment